31 marsi i 2015 është afati i fundit për të lidhur akt-marrëveshjet e abonentëve debitorë me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Ndërsa administratori i OSHEE-së, Adrian Çela, inspektoi sot Zyrat e Kujdesit ndaj Klientit, ku paguhet fatura e dritave dhe ofrohet shërbimi ndaj abonentëve ai iu bëri thirrje personave që i përkasin kësaj kategorie që të mos e lënë për ditën e fundit nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, por ta realizojnë sa më shpejt.
"Të dhënat për muajin shkurt flasin për një numër aktmarrëveshjes në rreth 110 mijë, shifër kjo rekord. Kompania mori masa për të shtyrë afatin deri më 31 mars, për tu dhënë mundësi të gjithë atyre që nuk e menaxhuan si duhet kohën. Por sot dua të ndalem pikërisht të ky afat, te data 31 mars, e cila do të jetë e fundit. Konstatoj një normalizim të fluksit, të numrit të aktmarrëveshjeve, diku te 2000 kontrata në ditë, nga 9000 që ishte në ditët e fundit të shkurtit. Afat tjetër nuk ka, prandaj askush të mos e lerë në ditën e fundit të hyjë në marrëveshje me OSHEE për pagesat me këste dhe ulje me 80% të kamatës”, deklaroi Çela.
Në ditët e para të muajit mars janë lidhur rreth 6000 aktëmarrëveshje mes debitorëve dhe OSHEE, numër ky që pritet të rritet. Kreu i OSHEE u kujtoi bizneseve të bëhen pjesë e fushatës së re, për të paguar me këste detyrimet që kanë ndaj kompanisë. Deri më tani, janë lidhur 300 aktmarrëveshje.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO