Marrëveshja e re, qytetarët paguajnë tarifat për hipotekën pranë Postës Shqiptare
Qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi nga sot që të paguajnë tarifat e hipotekës edhe pranë Postës Shqiptare.
Qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi nga sot që të paguajnë tarifat e hipotekës edhe pranë Postës Shqiptare. Marrëveshja e nënshkruar sot mes Kryeregjistruesit, Valdrin Pjetri dhe drejtorit të Postës Shqiptare, Laert Duraj i hap rrugë lehtësimit të shërbimit për qytetarët, që krahas sporteleve të bankave, të kenë mundësi të kryejnë pagesat dhe në filialet e postës.
Kryeregjistruesi Pjetri tha se qëllimi i marrëveshjes mes dy institucioneve është thjeshtimi i procedurave për qytetarët. “ZRPP sot nënshkruajnë marrëveshje me Postën Shqiptare, e cila do të sjellë një shërbim të shtuar për qytetarët të cilët duan të marrin shërbimin e tyre pranë zyrave të tona të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Duke filluar nga sot, qytetarët do të mund të paguajnë shërbimet e tyre edhe pranë filialeve të postës shqiptare. Ky është një bashkëpunim i frytshëm mes dy institucioneve tona që do të përmirësojë shërbimet ndaj qytetarëve”, u shpreh kryeregjistruesi, Valdrin Pjetri.
Ndërsa drejtori i Postës Shqiptare, Laert Duraj u shpreh se bashkëpunimi mes dy institucioneve do të vijojë dhe në të ardhmen me shërbime të reja. “Falenderojmë ZRPP për besimin që ky institucion shpreh ndaj shërbimeve që ofron Posta Shqiptare. Ky është hapi i parë që Posta Shqiptare hedh bashkë me hipotekën ku në të ardhmen ky bashkëpunim do të përfshijë dhe shumë elementë të tjerë. Qëllimi ynë është përmirësimi i shërbimeve ndaj qytetarëve. Krahas shërbimeve të tjkera që qytertarët gjejnë aktualisht pranë Postës Shqiptare, do të kenë mundësi të paguajnë dhe tarifat për hipotekën. Është bërë një hap i madh drejt lehtësimit të procedurave”, u shpreh drejtori i Postës Shqiptare, Laert Duraj.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.4%
-
Të gabuar
82.5%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 3004
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se u organizuan nga Moska
5 Nëntor, 22:12
-
Grabiten zyrat e DHL-së në Itali, hajdutët vjedhin kamionë dhe pajisje me vlerë mbi 1 milion euro
3 Nëntor, 13:42
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor, 11:05
-
10 ditëshi i KQZ s’i mjafton postave: Duhet mbi 1 muaj! Zarfi i diasporës të pritet edhe pas votimit
25 Shtator, 15:51
-
A u dekonspirua operacioni? Prokuroria e do pas hekurave, ish-juristi i Kadastrës së Durrësit, Bledi Zerba nuk gjendet në banesë
9 Prill, 15:03
-
Zgjedhjet e pjesshme lokale, Rama i mbyll derën Valdrin Pjetrit: PS nuk i jep askujt shanse të dyta
20 Janar 2022, 14:44
-
Humbi mandatin nga dekriminalizimi, Valdrin Pjetri kërkon një shans të dytë: Po më mbështeti PS do kandidoj sërish për Shkodrën
19 Janar 2022, 16:23
-
Ekskluzive/ Milionerët e rinj të Kuvendit, pasuritë e zbuluara për herë të parë nga Gjiri i Lalzit deri në Holandë, kush janë ‘bejlerët’ e PD, deputeti me orë 17 mijë euro
30 Nëntor 2021, 16:09
-
Ervin Bushati prezantohet si drejtor i Postës Shqiptare: Privilegj dhe përgjegjësi për mua
29 Shtator 2021, 21:56
-
S'u bë deputet në 25 prill, Ervin Bushati emërohet në krye të Postës Shqiptare
28 Shtator 2021, 19:12
-
Artan Lame: Më zu goja lesh me këta burra me lesh
8 Gusht 2021, 20:16
-
Agjenda e keqkuptuar e Voltana Ademit
9 Qershor 2021, 10:15