Marrëveshja Frontex/ Luan Rama në Komisionin e sigurisë: A lejohen forcat e huaja të përdorin armë në Shqipëri?

Marrëveshja Frontex/ Luan Rama në Komisionin e sigurisë: A lejohen forcat e huaja të përdorin armë në  Shqipëri?

Komisioni i Sigurisë

Në Komisionin e Sigurisë ditën e sotme debate ka pasur lidhur me marrëveshjen e Frontex, që sjell oficerë të huaj në Shqipëri për sigurinë e kufijve.

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka ngritur pyetjen nëse ka pasur ndonjë rast tjetër kur forcat e huaja iu lejohet përdorimi i armëve në territorin e Shqipërisë.

Pyetjes së Ramës iu përgjigj vetë zv/Ministrja e Brendshme, Rovena Voda.

“Ka ndodhur një herë në vitin 1997 në kuadër të një operacioni.” Ndërsa eksperti i Ministrisë ka bërë me dije se Shqipëria ka një marrëveshje me shtetin italian.

Frontex është propozuar nga BE për shkak të frikës për një rikthim të fluksit të emigrantëve nga Lindja drejt Perëndimit.Një gjë të tillë e deklaroi pak kohë më parë Drejtori i Agjencisë Europiane të Kufijve (Frontex) Fabrice Leggeri në një intervistë për mediat gjermane. Sipas tij është identifikuar një rrugë e re që po ndjekin refugjatët nga Greqia veriore, përmes Shqipërisë dhe Malit të Zi, Bosnjës, Kroacisë dhe Serbisë. Për këtë arsye tha ai, në pjesën e Greqisë veriore në kufi me Shqipërinë do të vendosen 45 oficerë të Frontex me qëllim parandalimin e emigrantëve. (SHIKO KËTU)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite