Një tjetër marrëveshje mes Shqipërisë dhe Italisë u zyrtarizua sot me firmosjen e shoqërisë Fincantieri dhe asaj KAYO për prodhimin e anijeve ushtarake në kantierin e Pashalimanit.

Një reagim ka ardhur dhe nga Ambasada Italiane duke e cilësuar këtë marrëveshje si një nga investimet më të rëndësishme italiane në Shqipëri.

Reagimi i Ambasadës Italiane

Firmoset në Tiranë marrëveshja e bashkëpunimit Fincantieri–KAYO.

Në prani të Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Mbrojtjes Ermal Nufi, Fincantieri dhe KAYO firmosin një marrëveshje për modernizimin e kantierit detar të Pashaliman-it dhe ndërtimin e anijeve të reja ushtarake.

Një nga investimet më të rëndësishme italiane në Shqipëri në dekadat e fundit. Qindra vende të reja pune dhe mundësi të reja biznesi për kompanitë italiane dhe shqiptare.

Bashkëpunim industrial për ta shndërruar miqësinë mes vendeve tona në një partneritet strategjik. Për t'u rritur më tej, për t’u rritur së bashku. Më shumë Itali në Shqipëri. Më shumë Itali me Shqipërinë.


Lajmi kryesor:

Firmoset marrëveshja Ficantieri-KAYO për prodhimin e anijeve në Pashaliman, Rama: 2 të parat për Forcën tonë Detare, eksport edhe për vendet aleate