Formalizimi i marrëdhënieve dhe njohja reciproke mes  Kosovës dhe Izraelit, e në veçanti hapja e e ambasadës ka ngjallur reagime të shumta në politikën ndërkombëtare.

BE, nëpërmjet komisionerit të tij, Peter Stano ka thënë që qëndrimi i tyre është që ambasadat e vendeve të BE-së të vendosen në Tel Aviv dhe jo në Jeruzalem siç kanë rënë dakord palët.

Pozicioni i BE-së për vendosjen e ambasadave në Jerusalem është i qartë, pra në përputhje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të vitit 1980, e cila u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së për të zhvendosur ambasadat e tyre në Tel Aviv, të gjitha ambasadat e shteteve anëtare të BE-së si dhe delegacionin e BE-së në Izrael janë të vendosura në Tel Aviv”,  ka thënë ai.

Ndërkohë që Departamenti Amerikan i Shtetit ka mirëpritur vendosjen e lidhjeve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, duke e quajtur këtë ditë si historike.

"Urime Izraelit dhe Kosovës për vendosjen zyrtare të marrëdhënieve diplomatike. Një ditë historike. Shtetet e Bashkuara janë më të forta kur partnerët tanë janë të bashkuar. Lidhjet më të thella ndërkombëtare ndihmojnë më shumë paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe Lindjen e Mesme”, ka shkruar në Twitter, Ned Price, zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.

Ndërkohë që Deputeti i Parlamentit Evropian Lukas Mandl, thotë se për të njohja e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga ana e Izraelit ka një domethënie të madhe dhe është mesazh i qartë për shtetet anëtare të Bashkimit Evropian të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Shteti i Izraelit do të njohë Republikën e Kosovës që është shteti më i ri në Evropë. Kjo do të thotë shumë për mua meqë e ndjej miqësinë mes Austrisë, Izraelit dhe Kosovës. Është një sinjal i qartë për të gjithë shtetet anëtare të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Mandi.

Përveç Bashkimit Evropian , marrëveshjen e djeshme e ka kritikuar edhe Turqi, veçanërisht  zotimin e Kosovës për hapjen e ambasadës në Jerusalem. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke në një deklaratë tha se ky veprim shkel rezolutat e Kombeve të Bashkuara dhe ligjin ndërkombëtar.

“Zotimi në fjalë i Kosovës është shkelje e ligjit ndërkombëtar, veçanërisht i rezolutave të OKB-së të miratuara për këtë çështje”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy.

Izraeli dhe Kosova zyrtarizuan të hënën vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve dhe nisjen e bashkëpunimit. Kështu Izraeli u bë vendi i 117 në botë e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:06
Kosova dhe Izraeli vendosin marrëdhëniet diplomatike, Eliot Engel: Ditë e madhe për të dy vendet

1593094878_autoeliotengel745x4951579597814.jpg

Njohja e ndërsjelltë mes Izraelit dhe Kosovës për ish-anëtarit e Kongresit amerikan, Eliot Engel është një ditë e madhe për të dy shtetet.

Ai ka uruar dy vendet për vendosjen e raporteve diplomatike mes Izraelit dhe Republikës së Kosovës është

“Urimet e mia më të përzemërta për shtetin e Izraelit dhe Republikën e Kosovës për vendosjen e raporteve diplomatike. Kjo është një ditë e madhe për të dy vendet”, ka shkruar Engel në një postim në Tëitter.