Marrëveshja Kosovë-Serbi, i dërguari i Posaçëm i SHBA, Escobar: Është çështje javësh
I dërguari i Posaçm i SHBA-ve, Escobar
I dërguari i Posaçëm i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas vizitës së tij ditën e sotme në Kosovë është shprehur pozitiv për mundësinë e një dialogu Kosovë-Serbi.
Ai ka deklaruar se një marrëveshje për një të ardhme mes Kosovës e Serbisë, është çështje javësh dhe se u përket të dyja palëve dhe ndërmjetësve të vendosin afate kohore.
Escobar ka thënë se u përket të dyja palëve dhe ndërmjetësuesve të vendosin afatet kohore.
“Unë i kam dëgjuar kolegët e mi evropianë të flasin se kjo është çështje javësh dhe jo vitesh. Për një marrëveshje, për rrugën përpara. Prandaj, përtej kësaj u përket të dyja palëve dhe ndërmjetësuesit që të vendosin afate kohore, por duhet të jetë e shpejtë.
Duke marrë parasysh kontekstin e asaj që po ndodhë, secili duhet të marrë përgjegjësi për të krijuar stabilitet, jo vetëm në Evropë, por edhe në rajon.”, ka deklaruar ai në Kanal10.
Gabriel Escobar në vizitën e tij sot në Kosovë tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin aspiratat euro-atlantike të Kosovës dhe do të angazhohen për ta bërë këtë realitet, ndërsa nënvizoi rëndësinë e bisedimeve Kosovë – Serbi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në Prishtinë, ku u takua me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Escobar do të takohet edhe me udhëheqësit e partive politike në opozitë.
I dërguar i Posaçëm i SHBA-ve pritet të mbërrijë në Beograd ditën e nesërme, ndërsa do të zhvillojë një takim me presidentin Aleksandër Vuçiç, si edhe me kryeministren Ana Brnabiç.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
48%
-
Jo
46.3%
-
Nuk e di
5.7%
Vota total: 2706
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Vendi më i përparuar në negociatat e pranimit’, Marta Kos misionin e parë në Ballkanin Perëndimor e nis me vizitë në Mal të Zi
16 Janar, 13:40
-
Shefi i NATO-s pret që zgjedhjet në Kosovë të mos ndikojnë në destabilizimin e situatës
13 Janar, 18:06
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
I dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Lajcak takohet me shefin e OKB-së Guterres: Folëm për Ballkanin Perëndimor
9 Janar, 09:10
-
Sekuestrim për pasuritë e “non grata-ve” në Ballkanin Perëndimor! Presidenti amerikan Biden shton sanksionet për zyrtarët që destabilizojnë ose janë të përfshirë në korrupsion
8 Janar, 20:56
-
Lajçak në SHBA, diskuton për Ballkanin Perëndimor
7 Janar, 08:30
-
Nga Ballkani Perëndimor në Lindjen e Mesme: Çfarë mund të shkojë keq në 2025-ën nën Presidencën Trump?
5 Janar, 08:26
-
Ballkani nën stuhi të forta bore
25 Dhjetor 2024, 12:44
-
Presidenti italian: Rreziku i ndërhyrjeve të jashtme në Ballkan është tepër i lartë
20 Dhjetor 2024, 07:36
-
Metsola: Ndërhyrja ruse në Ballkanin Perëndimor, ndër shqetësimet tona më të ngutshme të sigurisë
19 Dhjetor 2024, 16:56
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: Duhet të krijojmë kushtet për zgjerim, por integrimi në bazë të meritës! Von der Leyen: 300 mln euro për reformat
18 Dhjetor 2024, 20:25
-
'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse
18 Dhjetor 2024, 18:16