Marrëveshja Kosovë-Serbi për të pagjeturit, Borrell: Hapi i parë i përmbushjes së zotimeve

Marrëveshja Kosovë-Serbi për të pagjeturit, Borrell: Hapi i parë i përmbushjes së zotimeve

1679413198_49448596605.jpg

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka deklaruar se pajtimi i djeshëm i Kosovës dhe Serbisë për tekstin e deklaratës për personat e pagjetur është hapi i parë drejt përmbushjes së zotimeve që të dy vendet kanë dhënë në marrëveshjet e arritura në Ohër dhe Bruksel.

Ai ka potencuar se do ta miratojnë atë në nivel liderësh në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë.

“Marrëveshja që është arritur për tekstin e deklaratës për personat e pagjetur në takimin e djeshëm të kryenegociatorëve është hapi i parë. Ne do ta miratojmë atë në nivel liderësh në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë që do të mbledhë.Serbia dhe Kosova u zotuan për Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit dhe aneksin e saj. BE pret që të dyja të respektojnë të gjitha detyrimet prej saj dhe të fillojnë zbatimin sa më shpejt. Palët duhet të shmangin çdo përshkallëzim”, ka shkruar Borrell në Tëitter.


Lajmi kryesor:

Kosova dhe Serbia dakordësohen për deklaratën rreth të pagjeturve, marrëveshja firmoset në takimin e ardhshëm Kurti-Vuçiç


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025