Balla i përgjigjet Alibeajt: Jo vetëm Shqipëria, asnjë shtet në botë nuk ka marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe

 

Kreu i Grupit Parlamentar Socialiste, Taulant Balla i është përgjigjur kolegut të tij demokrat, Enkelejd Alibeaj ndërsa diskutohej për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për personat e inkriminuar dhe korrupsionin.

Alibeaj tha se do ta mbështeste këtë marrëveshje në rast se do të flitej për një marrëveshje ekstradimi mes dy vendeve, ndërsa tha se ajo që po diskutohet në Kuvendin e Shqipërisë është qesharake.

Në replikën e tij Balla tha se Alibeaj duhet ta dijë mirë se ka qenë Ministër Drejtësie, se jo vetëm Shqipëria, por asnjë shtet në botë nuk ka marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Do ta kisha tërhequr fjalën time edhe për kursim energjie nëse nuk do kisha dëgjuar zotin Alibeaj, i cili ndoshta për mungesë informacioni mendoj që pati një fjalë që kishte zero kuptim. Nuk ka Emiratet e Bashkuara Arabe marrëveshje ekstradimi me asnjë vend, kanë një marrëveshje tejet të vjetër e cila edhe ajo nuk zbatohet sot. Dhe mund t’ua them me bindje se në rast se Emiratet e Bashkuara Arabe do të ndryshojnë qasje, Shqipëria do të jetë ndër vendet e para që do nënshkruajë një marrëveshje të tillë. Emiratet e Bashkuara Arabe nuk kanë marrëveshje me asnjë shtet. Besoj se ja do zakoni shqiptarit t’i thoni ministrit ndjesë se nuk e dija edhe pse Kam qenë Ministër Drejtësie, edhe pse në atë kohë ju është dashur që këtë gjë të përplaseni me të. Në fakt marrëveshja e sotme është e rëndësishme. Jam dakord se duhet të ishte bërë kohë më parë.

Kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme. Po t’i shikoni risia e kësaj marrëveshje që përfshin luftën kudër terrorizimit. Në këtë këndvështrim ka plot raste dhe jam i bindur që grupi parlamentar i PD dhe ju si kryetar do ta mbështesni këtë marrëveshje. U them që marrëdhëniet e Shqipërisë me Emiratet e Bashkuara Arabe janë sot në nivelin më të mirë historik. I shpreh mirënjohjen presidentit të ri që sapo ka marrë detyrën, i cili ruan një raport shumë miqësor me Shqipërinë. Ishte i gatshëm menjëherë për të mbështetur Shqipërinë. Mos harrojmë që me fondet e Emirateve ka filluar puna për ndërtimin e 2000 apartamenteve në Durrës. Kur vjen një gjë e madhe si kjo t’i lëmë llafet e inatet. Marrëveshja është shumë e mirë, kur bëhen gjëra të mira mund t’ja thua ministrave.’- u shpreh Balla.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ PD 500 mijë $ nga Rusia, Majko: Drejtuesit me dhe pa zyrë të japin llogari! S'është faj individual! Alibeaj: Të qenka shëruar goja! Akuza do përgënjeshtrohet


M.Q./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Spektakël nga Xherdan Shaqiri, shënon tre gola dhe i jep kreun Baselit në limite

VIDEO/ Spektakël nga Xherdan Shaqiri, shënon tre gola dhe i jep kreun Baselit në limite