Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes dhe paralajmëron vendin për “një rrugë të gjatë dhe të vështirë” më tej, pas afatit të fundit të hënën për të paraqitur një listë me reformat qeveritare për kreditorët.
Sipas marrëveshjes së nënshkruar ditën e djeshme në takimin e eurogrupit në Bruksel, lista duhet të aprovohet nga kreditorët ndërkombëtarë në mënyrë që Greqia të sigurojë zgjatjen e borxhit të saj për 4 muaj të tjerë.
Tsipras u shpreh se ata fituan betejën, por jo luftën, duke e konsideruar marrëveshjen si “një hap vendimtar” në rrugën për t’i dhënë fund borxhit të daljes nga kriza e masave shtrënguese për pagesën e borxhit të shpëtimit.
Marrëveshja e djeshme shihet si një tërheqje pas e kryeministrit, i cili fitoi zgjedhjet me premtimin për të hequr masat shtrënguese. Sipas analistëve një dështim i marrëveshjes mund të ngjallë sërish frikën për një dalje të Greqisë nga Eurozona, çka kërkohet të shmanget si nga BE-ja ashtu dhe nga Greqia.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com