Kryeministrja britanike, Theresa May ka deklaruar sot në Këshilli e Sigurimit se marrëveshja e arritur në vitin 2015 mes fuqive të mëdha dhe Iranit mbetet mjeti më i mirë për të evituar që Teherani të mos pajiset me armën bërthamore.
Ajo mbetet mjeti më i mirë për të penguar Iranin që të zhvillojë një armë bërthamore dhe ne jemi të angazhuar që ta ruajmë marrëveshjen JCPOA për aq kohë sa Irani do të vazhdojë të aplikojë krejtësisht angazhimet e tij.
Theresa May
Fuqitë e mëdha bashkë me Iranin në vitin 2015 kanë arritur në Vjenë një marrëveshje për të kufizuar programin bërthamor të Teheranit në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare.
Ndërsa SHBA-ja është tërhequr nga kjo marrëveshje në muajin maj duke rikthyer një pjesë të sanksioneve dhe duke rrezikuar shpërbërjen e marrëveshjes e arritur në vitin 2015 në Vjenë.