Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Rama: Bëmë atë që duhej, BE nuk është menu ku mund të zgjedhim çfarë na pëlqen ose jo

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Rama: Bëmë atë që duhej, BE nuk është menu ku mund të zgjedhim çfarë na pëlqen ose jo

1705598023_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me homologun e tij bavarez Markus Söder foli për marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë për strehimin e emigrantëve, duke e cilësuar këtë si një gjë që vendi ynë duhet ta bëjë edhe pse nuk është pjesë e Bashkimit Europian.

Ai tha se BE nuk është një ‘menu’ ku shtetet mund të zgjedhin atë çfarë iu pëlqen dhe çfarë jo dhe theksoi se Shqipëria e ka për detyrë të sillet si shtet anëtar duke marrë përgjegjësi edhe pse ende nuk është pjesë e unionit.

“Së pari duhet të them se është shumë e rëndësishme të dëgjosh nga të dyja palët këtu në Gjermani se ajo cfarë po bëjmë nuk është në shkelje të asnjë vlere europiane. U përballëm me shumë kritika sidomos nga miqtë tanë socialistë. Ka një marrëveshje nëse nuk gaboj, brenda BE që mbështetet tek koncepti i rishpërndarjes, çfarë nënkupton se nuk mund të jetë mallkim i Italisë që është toka e parë përtej detit Mesdhe që shihet nga Afrika dhe nuk mund të jetë mallkim i Gjermanisë që është Gjermania. Të gjithë vendet duhet të marrin pjesë, ne po bëjmë pikërisht atë që thuhet në marrëveshjen europiane, një qendër pritjeje për të shfrytëzuar të gjithë procedurat sipas ligjet europiane. Ka shumë konflikte politike bazuar në interesat e politikës së ditës për këtë temë. Kjo është humbje kohe, humbet horizontin për nga e ardhmja. Kjo është cështje e asaj cfarë BE dhe Europa do jetë 10 vite prej këtej. Kjo është përgjegjësia e udhëheqjes së atyre që janë votuar për këtë. Ne bëmë atë çfarë duhet të bënim sepse për ne BE nuk është një menu ku mund të zgjedhim atë që na pëlqen dhe të mos marrim atë që nuk na pëlqen.  Nuk është temë e këndshme për t’u marrë, por duhet të japim kontributin tonë dhe nuk ka rëndësi pse nuk jemi anëtarë të BE. Kemi detyrë të sillemi si të tillë, nuk ka rëndësi që ju jeni BE dhe ne jo”- tha Rama.

Mes të tjerash, ai tha se duhet të ketë edhe një përpjekje për të gjetur një zgjidhje të përbashkët sa i takon korridorit ballkanik që mund të shihet nga emigrantët e paligjshëm si një mënyrë për të hyrë më pas në shtetet më të zhvilluara të Europës.

“Ju po flisni për Turqinë. Sepse është burimi i korridorit ballkanik, nëse nga ajo anë do ketë një anë tjetër atëherë korridori ballkanik do jetë korridori kryesor. Pse mos të përpiqemi të shohim që tani një zgjidhje të përbashkët për korridorin ballkanik. Këto janë zgjidhje që janë përpjekje vullnetmirë nuk e shoh këtë si partiake. Ne jemi socialistë, por ky është problem europian i të gjithë atyre që kanë përgjegjësi për të përfaqësuar qytetarët e Europës”- shtoi kryeministri.


Lajmi kryesor:

Bavari, Rama: Emigracioni kërkon reagim nga gjithë familja e BE-së! Shqipëria jo zgjidhja, mund të kontribuojë! Söder: Rasti ne Italinë mund të jetë model për Europën


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Berisha duhet të ikë, nuk ka mbështetje! Krijon dhunë se s’ka masivitet

Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Berisha duhet të ikë, nuk ka mbështetje! Krijon dhunë se s’ka masivitet