Bavari, Rama: Emigracioni kërkon reagim nga gjithë familja e BE-së! Shqipëria jo zgjidhja, mund të kontribuojë! Söder: Rasti ne Italinë mund të jetë model për Europën

Kryeministri Edi Rama zhvilli sot një vizitë në Landin e Bavarisë, Gjermani, me ftesë të Kryeministrit bavarez Markus Söder, si pjesëmarrës në takimin tradicional të fillimvitit të Unionit Social-Kristian (CSU), për të adresuar lidershipin e Unionit, mbi sfidat europiane, Shqipërinë si një shembull suksesi në rajonin tonë dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë, e me Bavarinë posaçërisht, përmes bashkëpunimit politik, ekonomik, tregtar e kulturor.

Pas takimit me grupin parlamentar të CSU, Kryeministri Rama zhvilloi një konferencë të përbashkët shtypi me Kryeministrin bavarez Markus Söder, gjatë të cilës fillimisht ai u ndal te lidhjet e forta që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Landit të Bavarisë.

“Ndihem më i përulur dhe më i nderuar se kurrë që jam ftuar si mik nderi nga kolegu im mjaft i çmuar e miku im i dashur Markus Söder dhe nga grupi i Unionit Social-Kristian (CSU) për të pasur këtë moment të jashtëzakonshëm, jo vetëm shkëmbimesh, por edhe të një ndjesie europiane. Për ata që nuk e dinë, 40 vjet më parë Franc Josef Strauss vizitoi Shqipërinë tërësisht të izoluar. Aso kohe ishim Korea e Veriut e Europës. Vizita e tij ishte një dritë e beftë shprese. E më pas marrëdhëniet gjermano-shqiptare u rivendosën pak vite më pas. Qysh prej asaj kohe, nëse do të pyesnit shqiptarët, ka një lidhje të veçantë me Landin e Bavarisë dhe natyrisht që Bayern i Munihut ka luajtur rolin e vet, nuk e mohoj dot, por nuk ka të bëjë vetëm më futbollin, por ka të bëjë me diçka që është më e thellë.

Kemi mijëra shqiptarë që jetojnë këtu dhe ata nuk mund të jenë më mirënjohës dhe më të përmbushur sesa kaq, duke qenë pjesë e ekonomisë dhe e përpjekjeve të komunitetit bavarez. Thënë gjithë kjo, gjithashtu pata nderin që të kisha mundësinë të ndaja disa mendime edhe në praninë e një kolegu tjetër mjaft të shquar dhe miku të dashur, më duhet të them sot Arnold Beber, i cili përfaqëson Europën në sytë tanë prej kaq shumë vitesh. Prej kaq shume viteve kemi folur për temat që kemi diskutuar dhe i kemi hedhur ne tryezë edhe me kryeministrin tuaj gjatë vizitës së tij historike në Tiranë".

Nga Bavaria, kryeministri Edi Rama i ftuar në takimin tradicional të fundvitit, tha se Shqipëria është e gatshme të japë kontribut për zbutjen e situatës së emigracionit të paligjshëm, por zgjidhja duhet të jetë mbarë europaine.

Ndalur tek fenomeni i emigracionit të paligjshëm, Rama tha se BE-ja duhet të veprojë si një trupë e vetme, në përgjigje të kësaj sfide. Kryeministri u ndal po ashtu edhe te mënyra sesi Shqipëria e sheh dhe si mendon të kontribuojë, kundër emigracionit të paligjshëm përmes marrëveshjes që ka arritur me Italinë, megjithëse theksoi se zgjidhja duhet të jetë mbarë europaine.

"Sigurisht kemi folur edhe për mënyrën sesi Shqipëria e sheh dhe si Shqipëria mendon të kontribuojë, kundër migracionit të paligjshëm përmes marrëveshjes që kemi arritur me Italinë. Më duhet të them se Shqipëria nuk është zgjidhja pasi jemi shumë të vegjël dhe nuk kemi mjetet për të qenë zgjidhja, pikë së pari, dhe së dyti, sepse zgjidhja nuk është madje as në duart e një vendi të madh si Gjermania, por Shqipëria mund të bëjë pjesën e saj për të kontribuar në këtë zgjidhje, ashtu siç çdo vend europian duhet të bëjë pjesën e vet për të kontribuar në këtë zgjidhje pasi kjo sfidë kërkon një përgjigje mbarë europiane.

Çdo përpjekje e veçuar është e  dënuar të sjellë pasoja që mund të bëhen të pariparueshme për të ardhmen ndaj e gjithë familja europiane duhet të qëndrojë së bashku e të bjerë dakord për një përgjigje të vetme e jo për përgjigje të shumta e të larmishme që ndonjëherë nuk lidhen me brezat e ardhshëm, por me politikën e ditës. Po të mund të spekuloja këtu do të thoja se dallimi mes djemve dhe burrave në detyrë është se djemtë duan të tregojnë diçka, burrat duan të bëjnë diçka dhe kjo është po kështu ajo çfarë vendet duhet të bëjnë kur varen nga qeveritë që kanë. Ne jemi këtu, duam të jemi pjesë e zgjidhjes, duam të jepi pjesë e përpjekjes. Ne nuk jemi BE, por jemi E pa B kështu që,  askush nuk mund të vendosë për ne, nëse jemi a jo europiane sepse kjo tashmë është vendosur tashmë nga Zoti i plotfuqishëm e nga gjeografia që na ka vendosur në mes të Europës dhe Bashkimi Europian është realiteti i vetëm në historinë e hartave me kufij të jashtëm dhe një kufi të brendshëm. Nuk ka ekzistuar asnjë realitet tjetër i ngjashëm në histori. Pra, hyn në BE dhe për të ardhur në Shqipëri duhet të dalësh nga BE-ja. Është thjesht një fluturim 1orë e gjysmë prej këtej dhe ne jemi në mes”, tha Rama.

Ai u ndal edhe në kritikat për nënshkrimin e marrëveshjes me Italinë, duke i cilësuar të padrejta, por i bindur se ka vepruar drejt.

“U përballëm me kritika sidomos nga miqtë e mi homologë socialistë. Nëse kjo marrëveshje do ishte lidhur mes Italisë e Çekisë, apo Shqipëria s’do ishte Shqipëria por Sllovakia psh, askush nuk do ta kishte zënë me gojë. Ka një marrëveshje që mbështete të koncepti i shpërndarjes. Të gjitha vendet duhet të marrin pjesë. Në po bëjmë atë që shkruhet në marrëveshjen europiane. Një qendër pritjeje për të shqyrtuar çdo rast, jo arsye për një tjetër konflikt të pakuptimtë e politik. Bëmë atë që duhej të bënim".

Kryeministri i landit të Bavarisë tha se marrëveshje Shqipëri-Itali mund të jetë shembull për Europën, por duhet studiuar.

“Duhen avion-mbajtëse, projekte Europaine të mbrojtjes për tu fuqizuar. Modeli në rastin e Shqipërisë mund të jetë model për Europën, të shohim si do funksionojë në praktikë. Më bindëse se Ruanda. Kjo zgjidhej do të na ndihmonte. Na mungon një marrëveshje me Turqinë. Dhe me shtetet e Afrikës. Duhet të ulet numri i emigrantëve.”

Lideri i grupit të Partive Popullore Europiane në Parlamrin Europian Manfred Ëeber falënderoi Ramën për diskutimet konstruktive dhe kërkoi shkatërrimin e modeleve të kontrabandistëve.

“Sduhet të na pengojnë persona si Orbani. S’ka ende strategji për rastin nëse do zgjidhej Trump. Marrëveshje me Italinë, qasje e re për të qenë të sigurt se kjo valë emigracioni nuk do të përfundojë në Gjermani. Diskutime kontrruktive me Shqipërinë, faleminderit.”

Një tjetër temë diskutimi mes të pranishmëve ishte edhe integrimi në BE i Ballkanit perëndimor si dhe rreziku që mund t’i vijë botës nëse Donald Trump mund të zgjidhet sërish president.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:40
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Rama: Bëmë atë që duhej, BE nuk është menu ku mund të zgjedhim çfarë na pëlqen ose jo

1705598023_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me homologun e tij bavarez Markus Söder foli për marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë për strehimin e emigrantëve, duke e cilësuar këtë si një gjë që vendi ynë duhet ta bëjë edhe pse nuk është pjesë e Bashkimit Europian.

Ai tha se BE nuk është një ‘menu’ ku shtetet mund të zgjedhin atë çfarë iu pëlqen dhe çfarë jo dhe theksoi se Shqipëria e ka për detyrë të sillet si shtet anëtar duke marrë përgjegjësi edhe pse ende nuk është pjesë e unionit.

“Së pari duhet të them se është shumë e rëndësishme të dëgjosh nga të dyja palët këtu në Gjermani se ajo cfarë po bëjmë nuk është në shkelje të asnjë vlere europiane. U përballëm me shumë kritika sidomos nga miqtë tanë socialistë. Ka një marrëveshje nëse nuk gaboj, brenda BE që mbështetet tek koncepti i rishpërndarjes, çfarë nënkupton se nuk mund të jetë mallkim i Italisë që është toka e parë përtej detit Mesdhe që shihet nga Afrika dhe nuk mund të jetë mallkim i Gjermanisë që është Gjermania. Të gjithë vendet duhet të marrin pjesë, ne po bëjmë pikërisht atë që thuhet në marrëveshjen europiane, një qendër pritjeje për të shfrytëzuar të gjithë procedurat sipas ligjet europiane. Ka shumë konflikte politike bazuar në interesat e politikës së ditës për këtë temë. Kjo është humbje kohe, humbet horizontin për nga e ardhmja. Kjo është cështje e asaj cfarë BE dhe Europa do jetë 10 vite prej këtej. Kjo është përgjegjësia e udhëheqjes së atyre që janë votuar për këtë. Ne bëmë atë çfarë duhet të bënim sepse për ne BE nuk është një menu ku mund të zgjedhim atë që na pëlqen dhe të mos marrim atë që nuk na pëlqen.  Nuk është temë e këndshme për t’u marrë, por duhet të japim kontributin tonë dhe nuk ka rëndësi pse nuk jemi anëtarë të BE. Kemi detyrë të sillemi si të tillë, nuk ka rëndësi që ju jeni BE dhe ne jo”- tha Rama.

Mes të tjerash, ai tha se duhet të ketë edhe një përpjekje për të gjetur një zgjidhje të përbashkët sa i takon korridorit ballkanik që mund të shihet nga emigrantët e paligjshëm si një mënyrë për të hyrë më pas në shtetet më të zhvilluara të Europës.

“Ju po flisni për Turqinë. Sepse është burimi i korridorit ballkanik, nëse nga ajo anë do ketë një anë tjetër atëherë korridori ballkanik do jetë korridori kryesor. Pse mos të përpiqemi të shohim që tani një zgjidhje të përbashkët për korridorin ballkanik. Këto janë zgjidhje që janë përpjekje vullnetmirë nuk e shoh këtë si partiake. Ne jemi socialistë, por ky është problem europian i të gjithë atyre që kanë përgjegjësi për të përfaqësuar qytetarët e Europës”- shtoi kryeministri.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?