Marrëveshja me Italinë për emigrantët, reagon Basha: E papranueshme, Rama nuk ka mandat për të negociuar diçka të tillë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për marrëveshjen e firmosur mes Italisë dhe Shqipërisë për ndërtimin e 2 qendrave ku do të strehohen emigrantë të paligjshëm të ardhur nga Afrika.

Basha e cilësoi si një marrëveshje të papranueshme, duke u shprehur se Rama do të përballet me interpelancë në Kuvend sapo të kthehet nga Italia. Ai tha se nuk mundet që një vend të cilit po i largohen të rinjtë dhe profesionistët të hapë dyert për emigrantë të paligjshëm.

“Detyra e parë është të vijë të bëjë transparencën kush i ka dhënë mandat të negociojë? Nuk mundesh nga njëra anë të përzësh shqiptarët nga ana tjetër të hapësh kufijtë për emigrantë të paligjshëm. Mbi çfarë baze? Parimi i parë i qeverisjes është transparenca, sepse kështu garantohet që marrëveshje të tij mos të shkelin interesat kombëtare për interesat personale të një politikani në hall kushdoqoftë ky edhe kryeministri. Sapo të kthehet do të përballet me interpelancë në Kuvend, të japë llogari çfarë është kjo marrëveshje që as nuk u debatua. Si mundet që një vendi që po i largohen qytetarët për shkak të keqqeverisjes dhe të hapësh kufijtë për emigrantë të paligjshëm? Kjo është e papranueshme”- shprehet Basha.  

PD dorëzoi dje një kërkesë urgjente për interpelencë me kryeministrin pas publikimit të marrëveshjes së firmosur me Italinë, në kuadër të së cilës  Italia do të financojë ndërtimin e dy qendrave në Shqipëri për të menaxhuar emigrantët pa leje qendrimi. Këto struktura fillimisht do të presin jo më shumë se 3 mijë persona që do të qëndrojnë aty kohën e nevojshme për të shqyrtuar kërkesat për azil. Do të qarkullojnë në vit deri në 36 mijë persona, natyrisht jo njëkohësisht, pasi kapaciteti maksimal i dy qendrave do të mbetet deri në 3000 persona. 


Lajmi kryesor:

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, PD zbardh kërkesën për interpelancë me Ramën! Basha: Do e çojmë në Kushtetuese


B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kistra: 07/11/2023 15:18

    Te pakten kjo marreveshje nuk fale teritor si Marreveshja e Detit me Greqine o Lul Rubla! Te gjithe kane te drejte te flasin, ti jo.

    Përgjigju
  • Igor: 07/11/2023 15:05

    Por ti a pate mandatin ne 2009 kur vendose nenshkrimin per detin me Greqine ose e ke haruar ju jeni te gjith anti kombetare dhe ky popull Injorant ju mbeshtet por vendin e keni ne burgje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë