ANGLI- Pas marrëveshjes së nënshkruar mes Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe Ish-sekretares së Brendshme të Britanisë së Madhe Priti Patel në korrik të vitit të kaluar për kthimin e atyre që mbërrijnë ilegalisht në Angli, mediat britanike njoftojnë se ajo nuk do të zbatohet për azilkërkuesit.
"The Guardian" shkruan se autoritetet britanike kanë konfirmuar se skema nuk do të zbatohet për shqiptarët që aplikojnë për azil në Britaninë e Madhe.
Përjashtimi i shqiptarëve që kërkojnë azil nga deportimi u bë duke nisur nga një letër e dërguar nga avokatët që punonin për Organizatën e Bamirësisë për refugjatët Care4Calais , e cila kishte sfiduar politikën. Shumica dërrmuese e shqiptarëve që kërkojnë leje për të qëndruar në Angli nuk do të preken nga marrëveshja.
“Blitz PR i qeverisë përshkroi një skemë të shpejtë të largimit që dukej se u mohonte njerëzve nga Shqipëria të drejtën e tyre për një gjykim të drejtë për kërkesat për azil të bëra në MB. Sugjerimi ishte se kërkesat për azil të bëra nga shqiptarët janë të rreme. Në fakt, shifrat e fundit tregojnë se 53% e kërkesave shqiptare për azil pranohen nga Home Office, duke treguar se për shumë shqiptarë vendi i tyre nuk është një vend i sigurt për të jetuar.", tha Clare Moseley, themeluesja e Care4Calais.
Duncan Lewis Solicitors, që përfaqëson Care4Calais, i dërgoi një letër qeverisë duke kërkuar zbulimin e skemës së propozuar.
Në përgjigjen e saj, departamenti ligjor i qeverisë shkruante se marrëveshjet me qeverinë shqiptare “nuk zbatohen për azilkërkuesit”. Letra konfirmoi gjithashtu se ata njerëz që mbërrijnë në Britani me anije nuk mund të trajtohen si emigrantë të paligjshëm. “Ata nuk ‘hyjnë’ por ‘mbërrijnë’ dhe duhet të trajtohen si pasagjerë që vijnë,” thuhej në letër.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3088
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rikthehet Broja, sulmuesi gjen minutat e para për këtë sezon me Everton U-21
26 Nëntor, 07:28
-
Arrestohet shqiptarja në Londër! Shkoi në protestat pro-Palestinës, dëmtoi kompaninë izraelite të armëve
23 Nëntor, 17:27
-
BOKS/ Londra ‘vishet’ kuqezi, Alban Bermeta dhe Nelson Hysa fitojnë me ‘K.O.’
23 Nëntor, 15:25
-
Rama njofton takimin me Diasporën të dielën në Londër: Radha me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030!
22 Nëntor, 18:09
-
U fsheh në Spanjë pas arratisë, ekstradohet në Angli 46-vjeçari shqiptar! Kreu i NCA: Trafikonte klandestinë nga Franca dhe Belgjika, siguronte pajisjet për organizatën (EMRI)
21 Nëntor, 22:15
-
Drejtori i Burgjeve takohet me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar: Seanca gjyqësore me video-konferenca, synojnë modernizimin e sistemit
21 Nëntor, 15:09
-
Kështjella në Windsor bie pre e grabitësve, familja mbretërore në panik
18 Nëntor, 15:21
-
Berisha kërkon vota nga shqiptarët në Angli, vendin që e shpalli ‘Non Grata’: Keni rol në fitoren e opozitës, Ramën në Londër priteni me vezë dhe domate
17 Nëntor, 20:04
-
Iu gjet një arsenal me armë në makinë, dënohet me 14 muaj burg 19-vjeçari shqiptar në Angli (EMRI)
16 Nëntor, 15:33
-
Angli/ Pjesë e një rrjeti të shitjes së kokainës, 2 shqiptarët e arrestuar dënohen me rreth 8 vite burg në total! Kthyen banesën në bazë droge (EMRA+VIDEO)
15 Nëntor, 21:49
-
Kate Middleton u rikthehet zyrtarisht detyrave mbretërore për Krishtlindje
14 Nëntor, 19:28
-
VIDEO/ Skandal në Premier League, arbitri filmohet duke thithur pluhur të bardhë gjatë Euro 2024! Dyshohet kokainë
14 Nëntor, 11:09