Marrëveshja në Uashington, Vjosa Osmani: Delegacioni nuk arriti njohjen reciproke! Grenell: Marrëveshja ishte për njohje ekonomike (VIDEO)

“Delegacioni nuk arriti saktësisht atë që premtoi: njohjen reciproke." Ishte pikërisht kjo deklaratë e kryeparlamentares Kosovare, Vjosa Osmani, pas arritjes së marrëveshjes ekonomike mes Serbisë dhe Kosovës e cila nxiti reagimin e të dërguarit special të presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, duke i thënë se nuk ka përse të ankohet, sepse tanimë Kosva ka nevojë për politikanë që japin ide dhe jo të ankohen.

“Marrëveshja ishte për njohje ekonomike. Është hap i madh. Për ju që tani të ankoheni se s’keni marrë më shumë është e çuditshme pasi ju s’keni ngritur asnjë shqetësim të vetëm e as nuk keni dhënë asnjë ide të vetme. Na duhen politikanë që bëjnë më shumë se vetëm të ankohen. Kjo është për punët, jo vetëm simbolikë. S’mund të paguani qiratë e të ushqeni familjet me simbolikë. Studimi i fizibilitetit për liqenin është që të dihet saktësisht se si mund të përdoret e çfarë vendesh pune mund të krijohen. Të sugjerosh se kjo hap çështje të tjera është politikë e pakuptimtë. Ky studim është për të krijuar vende pune”, tha Grenell.

Osmani i është përgjigjur sërish të dërguarit special, duke akuzuar delegacionin për mungesë transparence.

Njohja e Kosovës nga Serbia nuk është simbolikë. Po njeh një realitet të cilin SHBA ishte ndër të parat që bëri. Thirrja e shtetësisë sonë, e cila është një projekt i përbashkët për popullin e Kosovës dhe SHBA një ‘simbolikë’ minimizon investimet dypalëshe të SHBA-së në Kosovë. Dhe jo, ne nuk luftuam mbi ‘fjalë, mbiemra dhe simbolikë” por kemi luftuar për liri, kemi luftuar kundër gjenocidit. Delegacioni nuk ishte transparent. Ata thanë se do të marrin njohjen e ndërsjellë. Ata duhet të marrin përgjegjësinë për ato që premtojnë publikisht”, tha Osmani.

Në një kohë që Osmani ngulmon se njohja e Kosovës nuk mund të jetë diçka simbolike, reagon edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, e cila shprehet se marrëveshja ishte një mënyrë për të mos njohur Kosovën.

“Ne nuk kemi nënshkruar asgjë me Prishtinën, Amerika është ndërmjetësi ynë. Ne duhej të gjenim një mënyrë krijuese, si t’i drejtohemi të ardhmes, pa e njohur Kosovën”, tha Brnabic.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia