1764318041_59136732313863740295137995357836352400001454n.jpg

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar 113 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Në një reagim në rrjete sociale, Osmani përmend ditën e Flamurit, pavarësinë, lindjen e Adem Jashati dhe daljen e parë publike të UÇK-së si 4 ngjarjet që përbëjnë krenarinë kombëtare.

“Dita e Flamurit, e Pavarësisë së Shqipërisë, e lindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe e daljes së parë publike të UÇK-së, janë katër ngjarje që përbëjnë boshtin e krenarisë sonë kombëtare.

Nga Kruja e Skënderbeut, te Vlora e Ismail Qemalit dhe Prekazi i Jasharajve, historia jonë është shkruar me gjak, guxim dhe besim. Sot, Kosova e Shqipëria ecin krah për krah: dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër.

Gëzuar Ditën e Flamurit!

Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë!

Lavdi Komandantit Adem Jashari dhe të gjithë heronjve, dëshmorëve e martirëve të kombit tonë!”, shkruan Vjosa Osmani.


Lajmi kryesor:

Politika uron 113 vite shtet, Rama: Gëzuar Pavarësinë! Trump-Begajt: Urime popullit shqiptar! Mesazhe edhe nga Kosova, BE e NATO