Partia Demokratike kundërshtoi vendosjen e emrit të kryeministrit Edi Rama në titull të marrëveshjes si përfaqësues nominal i shtetit në Bordin e Paqes dhe propozoi që Shqipëria të përfaqësohet nga Presidenti i Republikës ose, me autorizim të tij, nga Kryeministri.
Por ky amendim i propozuar nga kreu u grupit të PD, Gazment Bardhi u rrëzua me 79 vota kundër, 30 vota pro opozita dhe 0 abstenim.
Në fjalën e tij, teksa prezantoi amendimin, Bardhi akuzoi Ramën se po e përdor për hallin e tij personal këtë iniciativë globale të presidentit amerikan. Bardhi tha se nuk ishte Donald Trump ai që përzgjodhi që Shqipëria të përfaqësohej nga Edi Rama në këtë iniciativë, por e përzgjodhi ushtari i tij, Begaj.
“Kërkon të bëjë politikë të ulët me një akt që do duhet të ishte kombëtar dhe institucional. Ne do të votojmë pro marrëveshjes, por as ne dhe as titujt patetik të marrëveshjes së Shqipërisë, vendi i vetëm unik që po ratifikon një marrëveshje me emrin e një njeriu në hall, në titull. Rama po tregon se është në një hall të madh sa kohë përdor një iniciativë globale të SHBA që kërkon pjesëmarrjen e Shqipërisë në një organizëm të themeluar nga 22 vendet themeluese për të shënuar emrin e tij në të si kurrkush tjetër në botë. Nuk e ka përzgjedhur Trump, por e ka përzgjedhur ushtari tij Bajram Begaj. Vetëm një hall i madh e detyron amën të ndërmarrë një cirk të tillë, vendosja e Ramës në titull e ligjit nuk ia heq emrin as nga dosjet e zeza brenda dhe jashtë vendit”, tha Bardhi.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ Me 110 vota pro, miratohet aderimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes! Rama-opozitës: Thatë se SHBA do më bënte gjyqin, por më votuat mua si përfaqësues në Shtëpinë e Bardhë










