Marrëveshja për demarkacionin,
Kuvendi shtyn sërish seancën

Marrëveshja për demarkacionin,<br />Kuvendi shtyn sërish seancën<br /><br>
PRISHTINE-Shtyhet sërish votimi në Kuvend i marrëveshjes me Malin e Zi për demarkacionin (vijën kufitare). Seanca kishte debate mes shumicës dhe Vetëvendosjes. Në fund, LDK dhe PDK kanë kërkuar që seanca për ratifikimin e demarkacionit të shtyhet për një ditë tjetër në mënyrë që t’u jepet kohë partive politike që të arrijnë konsensus. Seanca është vendosur përfundimit që të mbahet të mërkurën tjetër në orën 10:00. Vendimi është mbështetur nga partitë e shumicës, por edhe LDK, e vetmja që kundërshton votimin është Vetëvendosje, ndërsa Lista Serbe nuk mori pjesë.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka qenë mjaft i ashpër me deputetët e opozitës, ndërsa i akuzoi se po bllokojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve të vendit me vendimin kundër marrëveshjes së demarkacionit.  Në fillim të seancës u shënua edhe një incident, ku kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti u qëllua me vezë nga një protestues para Kuvendit, i cili i kërkoi që të votonte marrëveshjen.

VIDEO/Albin Kurti u qellua me veze kur po hynte ne Kuvend

d.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)