Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka komentuar nga Shkodra marrëveshjen e Detit mes Shqipërisë dhe Greqisë. Pas homazheve në nderim të Ditës së Dëshmorëve, Bushati i është përgjigjur interesit të medias lidhur me bisedimet mes dy vendeve.
.jpg)
Ministri Bushati homazhe te varri i dëshmorit Adrian Kodra
Ai deklaroi se raundi i fundit ishte konstruktiv, ndërkohë që bëri me dije se do të ketë një raund të ri bisedimesh, këtë herë në Athinë.
“Ne jemi duke vazhduar punën dhe ky është një proces jo i lehtë. Për një pjesë të çështjeve ka dakordësi. Jemi në rrugën e duhur. Janë çështjet e kufizimeve detar. Raundi në Tiranë ishte konstruktiv. Janë bërë disa konsulta në nivel diplomatik dhe teknik. Do ketë një raund të ri në Athinë dhe një takim me homologun grek.
Ditmir Bushati, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme
Kryediplomati sqaroi se pakti i ri detar nuk do jetë një marrëveshje ku palët do tentojnë t’ia hedhin njeri-tjetrit, por do të jetë një marrëveshje e drejtë dhe e zbatueshme.
I pyetur për paralajmërimin e Ramës për ndryshime në qeveri, Bushati u përgjigj se “çdo lloj çështje e tillë është kompetencë e kryeministrit”.
Komente








