Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj dhe Drejtori i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff, nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi  për  futjen e kurseve të biznesit në shkollat profesionale.
 
Marrëveshja synon thellimin e njohurive praktike dhe edukimin e të rinjve me aftësitë sipërmarrëse.
 
Ministri Veliaj e vuri sërish theksin te arsimi profesional duke e cilësuar si një mundësi për një të ardhme më të sigurtë.
 
“Ne kemi patur një vit fantastik, pasi rregjistrimet në shkollat profesionale u rritën me 40%, çka do të thotë se publiku e ka kuptuar mesazhin se arsimi profesional është e ardhmja. Gjasat për të gjetur një punë janë më të mëdha kur zotëron një zanat”, tha Veliaj.
 
Ndërsa Granoff, tha se edukimi i nxënësve me njohuri ekonomike sjell rritje ekonomike dhe shoqëri më të mirë.

veliaj

 Redaksia Online
(Alteo.H/shqiptarja.com)