Marrëveshja për emigrantët, Balla: Italia do t'i përdorë pa shpërblim zonat shqiptare

Marrëveshja për emigrantët, Balla: Italia do t'i përdorë pa shpërblim zonat shqiptare

Rama dhe Meloni

Dy qendrat pritëse për akomodimin e emigrantëve do të ngrihen në dy zona të përcaktuara: njëra në bregdetin e Shëngjinit dhe tjetra në Gjadër, 20 km larg këtij bregdeti. Fjala është për ata migrantë, që kapen nga autoritetet italiane në det, para se të shkelin brigjet italiane. Nga kjo kategori përjashtohen gratë shtatzëna, fëmijët dhe persona vulnerabël për arsye shëndetësore.

Zona në përdorim pa kundër-shpërblim

"Palës italiane i jepet vetëm e drejta e përdorimit të zonave të përcaktuara pa kundër-shpërblim. Zonat do të menaxhohen tërësisht nga pala italiane, sipas juridiksionit të shtetit italian, që do të jetë përgjegjës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që mund të lindin brenda këtyre zonave”, tha Ministri Brendshëm Balla për DW.

Ai theksoi se "në marrëveshje është dakortësuar që numri total i migrantëve të pranishëm në këto zona nuk do të kalojë shifrën 3 mijë vetëve” Por burime zyrtare kanë bërë me dije se gjatë një viti numri i tyre mund të arrijë deri në 36 mijë.

Sa kohë do të qëndrojnë emigrantët në Shqipëri?

Kjo ende nuk dihet. Koha do të varet nga zgjatja e procedurave të shtetit italian.

"Migrantët do të akomodohen në strukturat pritëse vetëm me qëllimin e kryerjes së procedurave kufitare të riatdhesimit dhe pas përfundimit të tyre do të nxirren jashtë territorit të Shqipërisë, thotë Ministri Brendshëm Balla. Afati maksimal i qëndrimit të tryre do të jetë në përputhje me afatin e përcaktuar në legjislacionin italian për këto procedura,” thotë Ministri Brendshëm Balla.

Sipas tij "transporti në territorin e Shqipërisë dhe shoqërimi i emigrantëve pas përfundimit të procedurave jashtë këtij territori do të kryhet nga pala italiane me mjetet e saj”, thekson ai. Shqipëria në marrëveshje ka vetëm të drejtën për të marrë të dhënat e migrantëve që do të hyjnë në territorin e saj.

Siguria publike

Partia Demokratike, (PD) më e madhja në opozitën e Shqipërisë ka kërkuar interpelancë në Parlament lidhur me marrëveshjen Rama-Meloni. Sipas saj kjo marrëveshje cënon sigurinë publike dhe nuk ka transparencë.

"Siguria brenda zonave të përcaktuara në marrëveshje do të garantohet nga pala italiane, që ka detyrimin për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike në perimetrin e brendshëm. Pala shqiptare angazhohet të ruajë rendin dhe sigurinë në perimetrin e jashtëm si edhe gjatë transportit të migrantëve nga njëra zonë në tjetrën. Pala shqiptare ka rezervuar të drejtën për të pasur akses në zona vetëm në rast rreziku potencial, që do të kërkojë ndërhyrje të menjëhershme”, tha Ministri Balla për DW.

Në Gjadër do të akomodohen vetëm ata emigrantë azilkërkues që do të riatdhesohen. "Migrantët nuk do të lejohen të dalin jashtë zonave të caktuara gjatë gjithë kohëzgjatjes së qëndrimit në territorin shqiptar”, sqaron ministri Brendshëm Balla. Sipas tij të "gjitha shpenzimet për ngritjen e qendrave dhe infrastrukturës së tyre në zonat e caktuara lidhur me sigurinë do të mbulohen 100 përqind nga pala italiane.”/DW

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nik: 08/11/2023 09:25

    Politika eshte interes. Ne nje marrveshje palet mbrojne interesat e tyre dh perpiqen te marrin maximumin e mundshem. Te thuash dhe bile te mburresh qe e bene falas kjo tregon papergjegjshmeri dhe paaftesi profesionale. Arritja e kesaj marrveshje behet per perfitime personale te kryeministrit ne dem te interesit kombetar. Ne jo vetem qe nuk jemi serioz por behemi dhe qesharak ne syte e botes. Shikoni c'bene turqia me EU per refugjatet. Shpresoj qe ne shqiperi ka akoma atdhetare qe mbrojne interesat kombetare dhe nuk lejojne zbatimin e kesaj marrveshje qe jo vetem eshte poshteruse por dhe e turpshme. Ka ardhur koha ti tregohet vendi papergjegjshmeris se kryeministrit dhe shpures se tij te korruptuar. Ka ardhur koha,bile ka kaluar qe Shqiperia te behet nje shtet serioz dhe te mbroj interesat e saj dhe jo te bej qoka lart e poshte sipas tekave te atij qe rasti e bene te jet kryeministri i rradhes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Detaje të reja nga eksplozivi në ballkonin e katit të 9 të një pallati: Aty hynte dhe dilte vazhdimisht Bernard Sinomati, vëllai i 'Buzëderrit; të Vlorës

Tiranë/ Detaje të reja nga eksplozivi në ballkonin e katit të 9 të një pallati: Aty hynte dhe dilte vazhdimisht Bernard Sinomati, vëllai i 'Buzëderrit; të Vlorës