Gjykata e Romës ka dalë me një vendim lidhur me 12 emigrantët e parë që u sollën në Gjadër pas marrëveshjes Itali-Shqipëri. Media italiane ‘La Repubblica’ shkruan se gjyqtarët e seksionit të emigracionit në Gjykatën e Romës kanë vendosur se të 12 emigrantët që u sollën në Shqipëri duhet të kthehen në Itali. Dhe kjo, pavarësisht se kërkesat e tyre për azil janë refuzuar nga Komisionet territoriale.

Me vendimin e sotëm, 18 tetor, Gjykata e Romës nuk e konfirmoi ndalimin e të 12 emigrantëve nga Egjipti dhe Bangladeshi, të kapur me 13 tetor nga Guardia di Finanza dhe që u sollën në Gjadër dy ditë më parë, 16 tetor. Sipas La Repubblica, vendimi i Gjykatës së Romës, një zhvillim i brendshëm i shtetit italian, bazohet në një vendim të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë më 4 tetor për azil kërkuesit e vendeve të pasigurta.

Duke iu referuar edhe Gjykatës Europiane të Drejtësisë, në vendimin e trupës së gjyqtarëve të Romës thuhet se Egjipti dhe Bangladeshi konsiderohen vende të pasigurta dhe për këtë arsye 12 emigrantët duhet të qëndrojnë në Itali dhe jo në kampe, dhe as nuk mund të lihen të lirë në territorin shqiptar.

“Dy vendet nga vijnë emigrantët, Bangladeshi dhe Egjipti, nuk janë të sigurta edhe në dritën e vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë”, argumentojnë gjyqtarët e Romës. Çka detyron Italinë që ti mbajë ata në qendrat e emigrantëve brenda territorit italian.

Burime për Report Tv thonë se nesër mbërrin një anije e vogël në Shëngjin për të marrë emigrantët dhe për t'i kthyer në Itali. 

Ndërkohë, vendimi i gjykatës në romë ka ndezur politikën në Itali. Kryeminsitrja italiane Gorgia Meloni, reagoi pas vendimit por nuk e komentoi atë. Sipas Melonit, tre parti të opozitës Partia Demokratike, 5 stelle dhe aleanca jeshile e majtë, i kanë kërkuar Komisionit Europian nëse synon të hapë një procedurë shkeljeje kundër Italisë për marrëveshjen për flukset migratore me Shqipërinë.

Acarimi i Melonit duket se është më i madh me partitë e opozitës në Itali sesa më vendimin e gjykatës pasi sipas saj këto parti italiane, në fakt po i kërkojnë Evropës të sanksionojë kombin e tyre dhe qytetarët e saj, me qëllimin e vetëm për të sulmuar politikisht qeverinë. Ky sipas Melonit është një turp që nuk mund të mos vihet re.

Ky vendim i gjykatës së Romës është çështje plotësisht italiane dhe nuk ka asnjë lidhje direkte me Shqipërinë përtej faktit që emigrantët u transferuan përkohësisht në qendrat e pritjes në territorin shqiptar, sipas marrëveshjes mes dy vendeve. Kthimi i tyre në Itali është rezultat i vendimeve të autoriteteve gjyqësore italiane, bazuar në vendimin e Gjykatës së Drejtësisë Evropiane. 

Sipas marrëveshjes, Shqipëria siguron pritjen e përkohshme të këtyre emigrantëve, në kampin që është nën juridiksionin italian. Asnjë vendim për azilin e tyre nuk merret nga autoritetet shqiptare dhe as nuk kanë kompetencë për të trajtuar çështjet e tyre ligjore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:42
Marrëveshja për emigrantët, Meloni sulmon opozitën: Turp, po i kërkoni KE që të gjobitet Italia për të sulmuar qeverinë

1729273576_meloni.GIF

Gjykata e Romës vendosi që emigrantët e parë që mbërritën në Shqipëri të rikthehen në Itali, duke e konsideruar mbajtjen e tyre jo të ligjshme.

Kjo ka shkaktuar një debat politik në Itali mes opozitës dhe qeverisë së Gerogia Melonit.

Mediat në Itali shkruajnë se partia në pushtet “Fratelli d’Italia” e quan këtë thjesht një vendim politik, ndërsa opozita e cila mesa duket është gëzuar për mosfunksionimin i është drejtuar Komisionit Evropian për të kërkuar ndëshkim për Italinë.

Georgia Meloni kritikoi opozitën duke thënë se ata i kërkojnë Evropës të sanksionojë Italinë kombin për të sulmuar qeverinë.

“PD, M5S dhe AVS i kanë paraqitur një pyetje Komisionit Evropian nëse synon të hapë një procedurë shkeljeje kundër Italisë për marrëveshjen për flukset migratore me Shqipërinë. E kuptove drejt: disa parti italiane në fakt po i kërkojnë Evropës të sanksionojë kombin e tyre dhe qytetarët e saj, me qëllimin e vetëm për të sulmuar politikisht këtë qeveri. Një turp që nuk mund të kalojë pa u vënë re”, shkruan Meloni.

Ora 19:10
Rrëzimi i paktit Rama- Meloni, Meta: Vendimi rrëzoi edhe Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë

1728043730_ilirmeta.jpg

Kryetari i PL, Ilir Meta, ka reaguar në rrjetin social 'X',  lidhje me Vendimin e Gjykatës së Romës për të rrëzuar paktin Rama-Meloni.

Ai u shpeh se ky është një vendim, i cili sipas tij rrëzon edhe Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë.

“Vendimi i Gjykatës së Romës për të rrëzuar paktin Rama-Meloni rrëzon edhe Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë si një institucion të uzurpuar nga Edi Rama që shkel Kushtetutën, Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, ligjet ndërkombëtare të refugjatëve e marrëveshjet shqiptare, për refugjatët”, shkruan ai.