Marrëveshja për refugjatët, Rama intervistë për Bruno Vespën: Çdo gjë do të bëhet sipas kritereve të BE! Kur ne largoheshim nga ferri, Italia na priti krahëhapur

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetarin italian Bruno Vespa në emisionin “Cinque Minuti”, në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar me Italinë për ngritjen e dy strukturave për pritjen e refugjatëve në Shqipëri. Kreu i qeverisë shqiptare tha se bëhet fjalë për një qendër pritjeje dhe për një post ku do të procedohet me të gjitha verifikimet, me të gjitha regjistrimet dhe se çdo gjë është bërë sipas kritereve të mirëpërcaktuara të Bashkimit Europian. 

Rama përsëriti sërish mirënjohjen për Italinë dhe mikpritjen kur shqiptarët ishin refugjatë. Sipas Ramës kur shqiptarët largohedhin nga ferri Italia na priti krahapur dhe na dha atë çfarë është gjëja më e çmuar për një qenie njerëzore, të ardhmen. Dhe në kërkim të së ardhmes, shtoi kryeministri Rama, njerëzit janë të gjithë qenie njerëzore, pavarësisht nëse janë muslimanë apo të krishterë, por të gjesh një ekulibër këtu është një çështje shumë e ndërlikuar.

Intervista e plotë

Mirëmbrëma Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, i cili sapo është kthyer në Tiranë nga Roma ku ka nënshkruar një marrëveshje, në një farë mënyre historike, me Giorgia Melonin, e cila parashikon ndihmën në dy porte shqiptare për emigrantët që janë ndaluar qoftë nga roja bregdetare apo nga marina ushtarake italiane. Kryeministër si lindi kjo marrëveshje?

Kryeministri Edi Rama: Faleminderit për ftesën! Është përherë një kënaqësi dhe nder të jem te ju. Kjo marrëveshje vjen nga mirënjohja e thjeshtë që gjendet gjithmonë brenda meje dhe brenda të gjithëve ne shqiptarëve kundrejt Italisë dhe kur Italia na kërkon të japim një dorë, edhe pse ne nuk mund të zgjidhim problemin e madh të emigrantëve, jemi të nderuar të japim një dorë. Kaq. 

-Atëherë, menaxhimi i kampeve do të jetë italian.

Kryeministri Edi Rama: Bëhet fjalë për një qendër pritjeje dhe për një post ku do të procedohet me të gjitha verifikimet, me të gjitha regjistrimet. Çdo gjë është bërë sipas kritereve të mirëpërcaktuara të Bashkimit Europian. 

-Gjatë këtyre ditëve edhe të mbijetuar të kampeve të shfarosjes naziste si Edith Bruck, madje dhe në Shqipëri ka pasur persekutime ndaj hebrenjve që gjithmonë kanë qenë të prirur për pritjen e këtyre njerëzve, sikur janë ngurtësuar sepse thonë që ka mundësi që nga vendet myslimane të mbërrijnë terroristë apo persona që janë kundër hebrenjve. Si e mendoni ju këtë?

Kryeministri Edi Rama: Po më bëni një pyetje me një peshë të jashtëzakonshme për një çështje, e cila për fat të keq po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar dhe që është pikërisht çështja se si të jemi Europa e vlerave dhe e të drejtave që janë shumë të shtrenjta për ne dhe në të njëjtën kohë t’ia dalim të shquajmë midis atyre që vërtet largohen nga rreziku i vdekjes dhe atyre që përfitojnë apo që bien pre e trafikantëve e madje edhe rrjeteve që furnizojnë këtë lloj trafiku. Ka vende europiane, të cilat janë shprehimisht të mbyllura ndaj idesë për të pritur persona të besimeve të tjera fetare, të ngjyrave të tjera, por e kemi parë që kur erdhi fjala për refugjatët ukrainas, ishin shumë të hapur për t’i pritur, sepse për mbi të gjitha, ishin të bardhë dhe ishin të krishterë. Ndërkohë që, ka realitete të tjera në vende europiane si Zvicra dhe jo vetëm që kanë qenë gjithmonë krahë hapur për të pritur të gjithë pa asnjë dallim, por që po kalojnë një moment shumë të vështirë.

- 30 vjet më parë ishin shqiptarët që vinin në masë si emigrantë në Itali, ndërkohë që tashmë është e anasjellta. Shumë italianë vijnë në Shqipëri për të investuar në Shqipëri, e për të punuar në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama: Nëse sot, Shqipëria është destinacion për Italinë e nëse sot shqiptarët në Itali, por edhe në Shqipëri kanë një të ardhme, kjo vjen edhe në pjesë të madhe nga fakti që kur ne ishim refugjatë, kur ne largoheshim nga ferri, Italia na priti krahapur dhe na dha atë çfarë është gjëja më e çmuar për një qënie njerëzore, të ardhmen. Dhe në kërkim të së ardhmes, njerëzit janë të gjithë qënie njerëzore, pavarësisht nëse janë muslimanë apo të krishterë, por të gjesh një ekulibër këtu është një çështje shumë e ndërlikuar.

-Faleminderit, faleminderit kryeministër dhe shumë urime! Shpresojmë që t’iu kemi sa më shpejt në Bashkimin Europian.

Kryeministri Edi Rama: Mbrëmje të këndshme! Faleminderit shumë!

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Altuf: 08/11/2023 01:30

    Ku e ke pa krah hapur ti mor . Se kemi fjetur ne baraka shtepia te braktisura e poshte urave te Italis. Ketu e ke dhjer muhabetin sepse sot e asaj dite qe kemi fillur te ikim nga shqiperia askush nuk na don as na i japin dokumentat e jemi i vetmi vend ne bot ndoshta qe deportohemi nga te gjith

    Përgjigju
  • Ke firmosur fundin tend…: 07/11/2023 11:57

    O Kryeminister Injorant, italia merrte miliarda dollars per emigrantet nga OKB. Dhe ne kembim i trajtontewshqiptaret siç te trajtojne ty sot: Si njerez te kategorise inferiore. TE ERDHI FUNDI NGA VETJA JOTE O PALAÇO! PROTESTA PROTESTA PROTESTA

    Përgjigju
  • Refugjati: 07/11/2023 09:30

    O njerez hallall per komentet qe beni kunder ktij vampiri...hallall Tirona hallall te gjitheve. Po mir mor po si harruat kaq shpejt o njerez qe kemi len kockat me keq se kta afrikane,dhe kurre Italia nuk na ka ndihmuar. Na kane pare si njerez bananesh ne mes te europes, po le te dali nji sjqiptare i vetem qe me eksode dhe ne 97 u prit duar hapur nga italia. ASNJIII Na kane poshteruar gjithmone. Neper vendet e tjera te europes tefugjatet priteshin ndrysh, kurre nuk duhet ta harrojme historine tone,dhe nuk dua ta degjoj fjalen ja kemi borxh italise, se me vjen per te vjelle. Turp ca po na behet.

    Përgjigju
  • Andi: 07/11/2023 07:47

    Duhet te ngrihet populli je protesta, se kjo eshte e oa tolerueshme, njelloj si beri me saliu me plehrat kimike, ngrihuni sa nuk eshte vone se e nxiu vendin me kafsh

    Përgjigju
  • Nik: 07/11/2023 07:46

    Parlamenti duhet te kerkoj examinimin mendor te Kryeministrit sa s'eshte vone.Ky i ka kaluar te gjitha caqet. Ne vend te shikoj hallet e popullit te vet, gjysma e popuullsis i kane marr rruget, ky i dalmendshi i qan hallet Italise. Shqiperia nuk ka asnje lloj kapaciteti per te menaxhuar prurjet e emigrantve. Nuk mban me uje pilafi. O sot o kurr.

    Përgjigju
  • Tirona: 07/11/2023 04:42

    Je për të qr o Ed Rama. Se di kush na i ka pre krahët e na ka heq guximin si popull. Noshta politika juj 33 vjeçare. Po si mër klysh k** shko firmos marrveshje me mor emigrant të veneve EVROPIANE.A ishe ti o kur* burr që the : shqipria nuk do bëhet kosh i veneve të pasura të evropës kur u diskutu për emigrantët në Britani?? Apo kjo ësht Italia e nuk quhet.Mos vall ke harru ti që italia na ka myt në DET o Ramoviç kur*a?? Haram çdo sekond që ke në ato post ku je o anti shqiptari më i modh..Hiq mjekrën se e fulliqe imazhin e Ismail Qemalit o kurvic.

    Përgjigju
  • Koha për revolucion: 07/11/2023 04:38

    Koha për revolucion ose për të shitur emrin tone shqiperi , neve vetëm Emri na ka mbet në tër botën na e ka prish imazhin ! Besoj RAMA vetëm do ta dergoje shqiperine drejt zhberjes!! Vetëm Kosova mund të shpetoje shtetin ame dhe protestat madhore

    Përgjigju
  • Ta rras lala: 07/11/2023 04:06

    O plere e mban mend 28 marsin e vitit 1997 kur anija italiane Sibila goditi me silur anijen shqiptare duke mbytur jo pak por 184 persona qe pp shkonin per te shpetuar nga lufta qe kishte shperthyer ne Shqiperi, ku vete shtypi italian e krahasoi mbytjen e tyre me anijen Titanik? Vetem kete te mendoje para se te nenshkruaje o ndyresire o felliqesire e ketij kombi.

    Përgjigju
  • flori: 07/11/2023 03:58

    o edi rama ,,,jemi dakort te presim italiane,,,,por jo te presim afrikane,, cfare borxhi i kemi ne afrikaneve o rama,,,a je ne vete,apo ke pire ndopak koka.ina..

    Përgjigju
  • Iris: 07/11/2023 03:56

    Na i qaka hallin Zviceres ky /filantropi/ i madh! Po mire o Rame,po e ke idene sa e ka GDP Zvicera, e sa e ka Shqiperia?! A ke bere nje search se sa nga keta afrikane jetojne ne Zvicer e sa kushton jetesa ne Zvicer? Dhe na dole ti,kryeministri i vendit me te varfer te Evropes te na qash e te na zgjidhesh hallet e njerit prej vendeve me te pasura te botes-Zviceres e pastaj te Italise qe eshte ne G7!! Po ti ne cilin grup je,e ke idene apo jo?

    Përgjigju
    • Rika: 07/11/2023 09:41

      Ai thote opinionin e tij, nuk po qan hallin e asnje shtetit, po ju aq kuptoni aq mendoni.

    • Or tej: 07/11/2023 06:54

      Lum ata qe do fitojne tenderat per ti ushqy e mbathe keta 40mij refugjate cdo vit or teeeejjjjj

  • Tironc: 07/11/2023 02:12

    Edo ta kam dhone voten qe prej 2007. Por po i shkove ne fun ksaj skeme, me mu i pret rruget perjete! Kjo eshte thike qe ja ngul nshpine venit tat, per hir te karrieres se Melonit. Nqs e ke zone dashnore, pune e jote vlla, mos na ngaterro edhe ne me punet e dashnise tate. Bliji i cokollate a byrzylyk florini, jo te na rrasesh 3 mije afrikane ne muj ne Shqipri! Thirrni menjes, ose do mdetyurosh te mshtes Lulin bile dhe Salen dhe Liken, si po shko puna. Kaq.

    Përgjigju
  • Tahipi: 07/11/2023 01:18

    Kur ne largoheshim nga Ferri .nuk eshte arsyetim . me rracen qe vjen o palaqo

    Përgjigju
  • Nun: 07/11/2023 00:48

    Ky faqezi nuk durohet me, duhet rrezuar me çdo kusht.

    Përgjigju
  • S’ka problem: 06/11/2023 23:58

    Ndej neveri per kryeministein qe zgjodhem, Turp

    Përgjigju
  • Nuk te votoj me: 06/11/2023 23:56

    Nuk jane afrikanet shqiptar. Nuk jemi afrikan. Mos bej krahasime injorantesh. Ke per ta pesuar me kete levizje. Kujdes!

    Përgjigju
  • Arberor: 06/11/2023 23:46

    Asnje borxh si kemi askujt! Vetem kraheve tona! Italia na pushtuar dhe vrare, per borxhe ata na kane neve.E bete vendin kamp refugjatesh ore maskarenj! Jo Ujgure, jo iraniane, jo afgane, tani afrikane dhe arabe qe e shohim cpo bejme neper Europe! Boll ore se nuk eshte prone e juaja ky vend ku beni cte doni pa pyetur njeri!

    Përgjigju
  • Himariot: 06/11/2023 23:42

    E ktheu vendin ne kosh te Evropes! Cohuni o njerez jo per Sali dhe Rame, por per Shqiperine! Keta nuk e duan, shohin vetem interesat e tyre! Cohuni sa nuk eshte vone! Cohuni o Lezhjane se vete e kemi ne dore!

    Përgjigju
  • Dori: 06/11/2023 23:40

    Mbase duhet pyetur dhe populli yt para se te nenshkruash protokolle kaq delikate Edo.Flitet per rreth 40 mij refugjat ne vit qe askush ne BE nuk i pranon.

    Përgjigju
  • Hamza I vogel: 06/11/2023 23:24

    Hamza si ky nuk ka pare Shqiperia ! Mjere ai popull

    Përgjigju
  • Beni: 06/11/2023 23:06

    Eshte Politike e Europas per te ngecur emigrantet Tel ne, nje arsyet we tregon qe do sjellin ata mbeturina ne Shqiperi

    Përgjigju
  • Olsi: 06/11/2023 22:44

    Ky nuk jeton ne kete planet. Shqiptaret duhet te cohen e ta varin ne litar kete ndyresire.

    Përgjigju
  • Bim: 06/11/2023 22:17

    Ka ardhe kohe te mbaroj ky sensi i inferioritetit qe i shtrohet gjithmone shqiptarit ne lidhje me Italine. Un vet kam ardhur ne 97 me anije ne Itali e sigurisht shume flm Itali por boll. Gjithcka e kena ndertu nga e para vet se ketu nuk eshte shtet social. Europa e veriut dhe Amerika veriore e jugore eshte e mbushur me italian e asnjehere nuk kam degjuar flm Gjermani, flm Argjentine, flm USA

    Përgjigju
    • Bash: 06/11/2023 23:22

      Si ore guxon e flet kunder vikes ti???? Nuk thote bota po themi ne. Duhet urgjent ligj per kedo kunder vijes se partise dhe shokut Rama. Posi.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit