Marrëveshja për emrin, opozita greke dorëzon mocion mosbesimi: S’ka etni maqedonase
Opozita greke kundërshton marrëveshjen Tsipras-Zaev për emrin. Dorëzohet mocioni i mosbesimit në Parlamentin grek
Kyriakos Mitsotakis, kryetar i partisë Demokracia e re
Pak ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë për vendosjen e emrit, opozita greke ka dorëzuar një mocion mosbesimi në parlament.
Kryetari i opozitës greke, i partisë më të madhe opozitare në Greqi “Demokracia e Re”, Kyriakos Mitsotakis është shprehur kundër marrëveshjes Tsipras-Zaev.
Mitsotakis ka thënë se marrëveshja nuk mbron interesat kombëtare të shtetit helen. Në një reagim në faqen e tij zyrtare në Facebook, ai shkruan se detyra e popullit grek është të ndalojë zbatimin e marrëveshjes.
Asnjëherë më parë një qeveri greke nuk ka pranuar “gjuhën maqedonase” dhe “etninë maqedonase”. Ajo çfarë ka rëndësi është më e mira për vendin tonë. Marrëveshja e Shkupit bie ndesh me atë çfarë nuk mund të rregullohet. Është detyra ime të bëjë gjithçka që mundem për t’a parandaluar këtë gjë në kohë.Kam një detyrim ndaj popullit grek të parandalojë “vdekjen” e të ardhmes së vendit me një marrëveshje të keqe e cila cënon interesat tona kombëtare. Pranimi i gjuhës maqedonase dhe etnisë maqedonase është e papranueshme.
Kyriakos Mitsotakis, kryetar i partisë Demokracia e re
Mocioni i mosbesimit pranohet vetëm nëse kalon në parlament dhe pranohet nga 151 deputetë. Parlamenti grek ka një numër prej 300 deputetësh, ku dy partitë qeveritare në koalicion me njëra-tjetrën, Syriza dhe Grekët e Pavarur kanë një shumicë prej 153 deputetësh, çka e bën të vështirë aprovimin e mocionit të mosbesimit.
Kryeministri grek Aleksis Tsipras dhe ai maqedonas, Zoran Zaev, u dakordësuan për emrin e ri të Maqedonisë pas një procesi të gjatë negociatash. Emri kushtetues i shtetit fqinj do jetë Republika e Maqedonisë së Veriut.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.7%
-
I keq
22.6%
-
As i mire as i keq
33.7%
Vota total: 1635
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U arrestua pak ditë më parë në Gjermani, Florian Marku lirohet nga qelia! Greqia kërkon ekstradimin, i ndalohet dalja nga vendi
28 Dhjetor, 09:29
-
Kërcënimi nga Lindja, F-35 dhe 'kupola e hekurt', Athina po armatoset
27 Dhjetor, 21:47
-
Hasani: Negociatat me Greqinë duhet t'i trajtojmë me kujdes, duhet punë tavoline, jo mikrofoni! Ka nisur puna për organizimin e samitit të NATO-s në 2027
27 Dhjetor, 10:19
-
Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka
25 Dhjetor, 18:45
-
Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it
25 Dhjetor, 17:15
-
Greqi/ U plagos me thikë pas shpine në sulmin nga 4 persona, kopshtari shqiptar u tregon oficerëve emrin e autorit! Motivi, përleshja tre muaj më parë
25 Dhjetor, 16:55
-
Greqi/ Plagoset me thikë pas shpine 50-vjeçari shqiptar, e sulmuan 4 persona! Autorët udhëtonin me makinë dhe motor
24 Dhjetor, 16:06
-
Kryeministri grek: Masa ndaj rrjeteve sociale, por jo bllokime të rrepta
23 Dhjetor, 16:35
-
Bie numri i shqiptarëve me leje qëndrimi në Greqi
23 Dhjetor, 16:14
-
Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë
23 Dhjetor, 09:34
-
Pas masakrës së Magdeburgut/ Blindohet Greqia, masa të shtuara të sigurisë për 15 ditët e ardhshme
23 Dhjetor, 08:23
-
Shpërndanin drogë në Greqi, 4 të arrestuar, mes tyre dy shqiptarë
22 Dhjetor, 11:14