Zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka nënshkruar në SHBA, si përfaqësues i Shqipërisë, Marrëveshjen e Parisit për Ndryshimet Klimatike.

Marrëveshja që u nënshkrua nga më shumë se 170 liderë botërorë, u cilësua si marrëveshje historike për të ardhmen e njerëzimit.

“Shqipëria është e angazhuar për të ndërmarrë veprime konkrete dhe koherente”, tha ai.

Zvkryeministri foli edhe për masat që ka marrë Shqipëria për mbrojtjen e ambientit.

“Shqipëria ka emision të ulët të gazit me efekte sere, prodhimi i energjisë elektrike në vend kryhet tërësisht nga burimet hidrike”, tha numri dy i Qeverisë.

“Po përgatisim strategjinë kombëtare, po përafrojmë legjislacionit për adaptimin ndaj ndryshimeve klimaterike”, shtoi zv/ministri.

Ceremonia u zhvilluar me praninë e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, në Ditën e Tokës. 

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)