Pas lajmeve të publikuara në media se Partia Demokratike në Itali do të kërkonte përjashtimin e Edi Ramën nga Partia Socialiste Evropiane, ka reaguar kreu i qeverisë shqiptare. Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama thotë se miqtë e PD-së italiane (parti e majtë në Itali) e kanë mohuar se kanë kërkuar që ta përjashtojnë. Por shton, se e PD italiane, ka nënvizuar se marrëveshja që bëri Shqipëria me qeverinë italiane është e gabuar në të gjitha këndvështrimet. Sipas Ramës, këndvështrimi i tij i vetëm është vetëm përpjekja për të ndihmuar Italinë në këtë situatë dhe se ishte minimumi që mund të bënin.
Me ironi Rama, komentoi edhe kritikat e së djathtës shqiptare, për të cilën tha se PD-të e shumta të së djathtës shqiptare po luftojnë për të drejtën e të njëjtit emër pas ndarjeve.
'Në gazeta u përhap lajmi se miqtë e PD-së italiane donin të më përjashtonin nga Partia Socialiste Europiane dhe më pas ata vetë e mohuan me njëfarë vonese, por duke nënvizuar se marrëveshja që bëri Shqipëria me qeverinë italiane është e gabuar në të gjitha këndvështrimet, pikërisht të njëjtën gjë thonë PD-të e shumtë të së djathtës shqiptare që po luftojnë për të drejtën e të njëjtit emër pas ndarjeve.
Sigurisht që do të më mungojë aftësia për të parë këndvështrimet e shumta të të gjitha këtyre PD-ve, por në respekt të plotë të PD-së italiane do të doja të përsërisja këndvështrimin tim të vetëm: Përpjekja për të ndihmuar Italinë në këtë situatë, ku askush në Evropë, duket se ka një zgjidhje që mund të ndahet nga të gjithë, ndoshta nuk është më e mira, por sigurisht është minimumi që Shqipëria duhet dhe mund të bëjë! Nëse kjo nuk është në të majtë në Itali, s'ka rëndësi, duket se nuk është as në të djathtë në Shqipëri. Ndoshta është thjesht e drejtë.
(Më vjen keq që nuk mund të takohem me miqtë e mi italianë në Samitin e PSE në Malaga, sepse jam në Forumin e Paqes në Paris, por shpresoj që diskutimi mbi çështjen gjithnjë e më të mprehtë të emigracionit do të nxjerrë në pah përgjigje e mirë, konkrete dhe e përbashkët që 'Evropa e pret prej shumë vitesh tani’).'- shkruan Rama.
Më 6 nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e migrantëve të shpëtuar në det nga anijet italiane. Sipas marrëveshjes për emigrantët porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë, edhe pse do ketë lëvizje të vazhdueshme të tyre, ardhje dhe largime të reja.
Emigrantët do të qëndrojnë në pritje të përgjigjes për azil nga autoritetet italiane në strukturën që do ndërtohet po nga italianët, ashtu sikurse do ndërtohet nga italianët edhe struktura për akomodimin e personelit shqiptar ndihmës. Shpenzimet do të përballohen nga Italia dhe sipas përllogaritjeve shteti fqinj do t’i paguajë vendit tonë fondin e parë në shumën 16.5 milionë eurove brenda një 3-mujori. Kohëzgjatja e marrëveshjes do jetë 5 vjet, por mund të shtyhet automatikisht edhe me 5 vite të tjera nëse ndonjëra nga palët nuk komunikon të paktën gjashtë muaj përpara afatit të përfundimit qëllimin e saj për të mos e rinovuar këtë protokoll. Marrëveshja pritet të kalojë dhe në kuvend.
Dhe mbeti Italia t'a shpetoje ti! Kur nuk ke aftesi te shohesh te gjitha kendveshtrimet e nderkombetareve ndaj kesaj marreveshje(sic e pohon dhe vete),pse dreqin vajte dhe firmose si ata injorantet qe firmosin pa lexuar nje dokument?! Ti nuk more as konsensusin e popullit shqiptar,jo me te botes! Ku po te con mushka??
PërgjigjuNuk esht marrveshja e gabuar, je ti personi i gabuar
PërgjigjuSmarrin fare vesh keta italjanet. Ka lezet shqiperia ... po e tha i madhi ..u be
PërgjigjuJepi fund kesaj idiotesie ! Po behesh gaz i botes. Nuk hapim dot nje media ne itali se do dalesh ti me budalleqet e tua. Ca pret njeher ? Te te thone fashistet e Italise rrofsh qe na hoqe ca negro ? Shumica e italianve po tallin trapin me ty e Albania .Forcat e majta te konsiderojne fashist si Meloni. Ik e dil ne media shqiptare njeherel e sqaro Socialistet shqiptar, se jane bere nuk dalin dot nga shpia , boll i trajtove si legena!
PërgjigjuZhduku tradhtar.
PërgjigjuPo Indinë Pakistanin Bangladeshin kur do i ndihmosh se të duhen skllevër
PërgjigjuTi o byrazer e do Italiane me shume se Italianet e majte.. E do me shume se shumica derrmuse e shqiptareve te majte. Ti e do aq shume sa nuk pyt as per ligje nderkombetare apo ligje shqiptare. Ti e di se cfare halli ka Italia dhe ti do e ndihmosh, habitem si nuk e kuptojne kete Italianet? Mir o byrazer ti e di se ty te kane kerkuar ndihme Italianet po nuk na the pse e mbajte te fshehte dhe pse ende nuk e publikon marreveshjen.
PërgjigjuJep doreheqjen dhe zhduku
Përgjigju