Peter Stano, zëdhënësi i Komisionerit Evropian të Zgjerimit, Stefan Fyle në intervistën për A1 REPORT theksoi në lidhje me heqjen e anëtarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim nga Komisioni Qendor i Zgjedhjeve, se forcat politike duhet të rivendosin konsensusin dhe të zbatojnë marrëveshjen e vitit 2012.
Ai iu referua konkretisht, Kodit Zgjedhor, i miratuar më 29 dhjetor të 2008-ës dhe i amenduar më 19 korrik të 2012-ës, i cili parashikon qartë se zgjedhja e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përcaktohet në këtë formë: 2 anëtarë propozohen nga partia e shumicës parlamentare (Partia Demokratike), 2 anëtarë nga partia e opozitës parlamentare (Partia Socialiste), ndërsa anëtari i katërt dhe i pestë propozohen po prej tyre, por pa përfshirjen e partisë më të madhe të grupit të shumicës dhe të opozitës, pra përjashtohet zgjedhja e anëtarit nga PD-ja dhe PS-ja. Konkretisht, PD ka propozuar duke iu bazuar kësaj marrëveshjeje, anëtarin e tretë të saj nga LSI-ja dhe PS-ja ka propozuar anëtar nga PBDNJ-ja.
Neni 14 i Kodit Zgjedhor thekson se mandati i anëtarit të
KQZ-së është 6-vjeçar, ndërsa në asnjë pikë të tij nuk parashikon shkarkimin për arsye të prishjes së balancave politike, si në rastin e largimit të LSI-së nga koalicioni qeverisës.
Sipas nenit 15 të Kodit, ndërprerja para kohe e mandatit të anëtarit të KQZ-së bëhet vetëm për arsyet e mëposhtme:
Kur anëtari:
*kryen veprimtari politike, njëkohësisht dhe detyrën e anëtarit të KQZ
*mbush moshën për pension
*vdes
*jep dorëheqjen nga detyra
*dënohet me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi
*me veprim ose mosveprim cënon rëndë veprimtarinë e KQZ për përgatitjen, mbikëqyrjen, drejtimin dhe verifikimin e të gjitha aspekteve që kanë të bëjnë me zgjedhjet e referendumet, si dhe me shpalljen e rezultateve të tyre.
*mungon pa shkaqe të arsyeshme në dy mbledhje radhazi të KQZ-së ose në periudhë zgjedhore për më shumë se 5 ditë
Kërkesa e Partisë Demokratike për shkarkimin e anëtarit të LSI-së në KQZ, Ilirjan Muho nuk përmbush asnjë nga këto kritere që përcakton Kodi Zgjedhor për ndërprerjen e mandatit.
Duke iu referuar sërish Kodit Zgjedhor, përcaktohet qartë se kërkesa për shkarkimin e anëtarëve të KQZ-së, bëhet me vendim Kuvendi, pas propozimit të KQZ-së, dhe nuk parashikohet në asnjë rast që këtë atribut ta marrë një forcë politike, si në rastin e kërkesës së PD-së për zëvendësimin e Ilirjan Muhos të LSI-së.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
74%
-
Jo
22.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 847
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26
-
Debatet, partitë duan të numërojnë votën e diasporës! PD kundër Celibashit: S’mund të shpikni proces të ri! PS rezerva: Vëzhgues apo anëtarë?
30 Dhjetor 2024, 16:56
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ teston 'PER', platformën për votuesit jashtë Shqipërisë! Celibashi: Llogarinë mund ta krijojë kushdo, nëse përmbushen kushtet regjistrohesh si zgjedhës
27 Dhjetor 2024, 08:55