Marrëveshja Rama-Basha, ja
emrat e ministrave teknikë

Marrëveshja Rama-Basha, ja<br />emrat e ministrave teknikë
Zyrtare, janë bërë publike emrat e ministrave të rinj teknik që priten të miratohen në seancën e sotme parlamentare. 

Emrat e ministrave kanë dalë pas takimit të zhvilluar nga kryeministri Rama me Bashën në ambientet e Pallatit të Kongreseve. 

Emrat e ministrave janë dërguar nga kryeministri Rama për dekretim tek Presidenti Nishani dhe priten të votohen sot në seancën e jashtëzakonshme parlamentare. 

Ministrja e re e Financave dhe Avokati i Popullit kanë lidhje të drejtëperdrejtë me Argita Berishën.

Lista e ministrave teknikë
Zv/kryeministër Ledina Mandia
Minister i Brendshem Dritan Demiraj
Minister i Financave Helga Vukaj
Minister Drejtësie Gazmend Bardhi
Minister i Arsimit dhe Sportit Mirela Karabino
Minister i Shëndetësisë Arben Beqiri
Minister i Mirëqenies Sociale Xhuljeta Kërtusha.

[gallery]22372[/gallery]
Ja kush është kreu i ri i KQZ dhe Avokati i Popullit
Klement Zguri do të jetë kreu i ri KQZ ndërsa Erinda Ballanca do të jetë Avokate e Popullit

avokati popullit dhe kryetari kqz

Pakti, Rama takim me Bashën te pallati i Kongreseve
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim “kokë më kokë” me liderin e opozitës Lulzim Basha.
 
Takimi është zhvilluar në Pallatin e Kongreseve dhe ka zgjatur rreth 45 minuta. Në këtë takim kryeministri Rama është shoqëruar nga Engjëll Agaçi e ndërsa Basha është shoqëruar nga Oerd Bylykbashi. 

Në përfundim të saj, asnjë nga liderët politik nuk është prononcuar për mediat, për të dhënë më shumë informacione për takimit, por Basha ka njoftuar që do të ketë një komunikim zyrtar në orët e mëvonshme.  
 
Kjo është hera e dytë që kreu i qeverisë takohet me liderin e Partisë Demokratike  Basha në ambientet e Pallatit të Kongreseve, pas takimit të parë, i cili erdhi një ditë pas arritjes së marrëveshjes. 

Nesër Kuvend, votohet Vettingu dhe 7 ministrat teknikë
Kuvendi i është përgjigjur sot kërkesës së Kryeministrit Edi Rama mbi mbledhjen e sesionit të jashtëzakonshëm të hënën në orën 18:00, ku do të votohen ministrat teknikë, komisionet Ad Hoc të Vettingut si dhe zgjedhja e kryetarit të ri të KQZ.
 
Në sesionin e jashtëzakonshem që do të mblidhet sot pasdite do të votohen dekretet e Presidentit për lirimin dhe emërimin e zv.kryeministrit dhe 6 ministrave.

Në vazhdim do të votohet shqyrtimi dhe miratimi i paketës ligjore që lidhet me reformën zgjedhore, priten të votohet miratimi i anëtarëve të opozitës në 3 komisionet “ad hoc” të Vetting-ut bashkë me zëvendësuesit, duke i hapur rrugën kështu reformës më të madhe të bërë në vend, asaj në drejtësi.

Gjithashtu do të votohet dhe kryetari i ri i KQZ-së dhe një anëtar i këtij institucioni.

rama
(Makinat e Bashës dhe Ramës te Pallati i Kongreseve)

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët