Qeveria shqiptare dhe ajo italiane nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e tre segmenteve rrugorë të përfshirë në Korridorin Adriatiko Jonian dhe në Korridorin e Tetë.
 
Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Transporteve në emër të Qeverisë Shqiptare dhe nga Ambasadori italian në Shqipëri, Alberto Cutillo, në emër të asaj Italiane.
 
Ambasadori italian tha se mbështetja e projekteve të rëndësishme rrugorë në Shqipëri ka qenë një prioritet i Qeverisë italiane, si një prej shtyllave kryesore të zhvillim,it ekonomik të vendit

Marrëveshja që nënshkruam sot ëhstë mjaft e rëndësishme për zhvillimin e infrastrukturës rrugore të Shqipërisë. Është një sektor që Italia e ka konsideruar prioritar që në vitet 1990 dhe i ka parë të dy shtetet të impenjuara së bashku në zhvillimin e tij” tha Cutillio.

Ministri Haxhinasto tha se falë marrëveshjes Shqipëria do të ketë në dorë një projekt shterues për të tre segmentet mjaft të rëndësishëm për Shqipërinë 

Më konkretisht janë projektet që dyfishojnë lidhjen rrugore midis Milotit dhe Shkodrës. Është projekti që bën evitimin e zonës industriale Tiranë-Durrës, pra lidh Vorën me Kavajën ose Rrogozhinën dhe një vepër tjetër që është By Passi i Elbasanit”.

Marrëveshja parashikon fillimisht studimin e fizibilitetit të tre segmenteve si dhe impaktin e tyre në ambient.
  
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)