Komisioneri i BE për Zgjerimin, Johannes Hahn, ka bërë një deklaratë në një konference për shtyp nga Londra, e cila është diskutuar gjatë në mediat greke. Hahn ka thënë se Shqipëria dhe Greqia po shkojnë drejt një marrëveshje për rindërtimin e kufijve.
Unë mendoj se ne kemi parë vendime prej burrash shteti si për shembull për negociatat rreth çështjes së emrit. Me të gjitha gjasat do të kemi një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Greqisë sepse ajo e cila po diskutohet lidhet me një rindërtim të kufijve dhe e gjitha kjo është gjithmonë e rëndësishme dhe kritike për qytetarët.
Johannes Hahn, Komisioneri i BE
(Artikulli i medias greke)
Pas deklaratave të Hahn, ende nuk ka ardhur një reagim zyrtar nga ana e qeverisë greke. Ndërsa mediat greke si Cathimerini dhe "Proto Thema" shkruajnë se janë tejet të shqetësuar për mënyrën se si Nikos Kotzias i Greqisë po i trajton negociatat me Shqipërinë më konkretisht çështjen e minoritetit etnik grek në jug të Shqipërisë. Ato shkruajnë se kanë frikë se "spastrimi etnik ", të cilit i janë nënshtruar qytetarët nga qeveritë shqiptare, do të vazhdojë.
Pas bujës së bërë në mediat greke të deklaratës së Hahn, një reagim ka ardhur edhe nga një zëdhënës i Komisionerit, i cili është shprehur se ai nuk i referohej ndryshimit të kufijve.
Në asnjë mënyrë komisioneri Hahn nuk i referohet një ndryshimi kufitar. Ai u referohej bisedimeve të vazhdueshme greko-shqiptare mbi zonën ekskluzive ekonomike, e cila mund të arrihet vetëm në bazë të një marrëveshjeje të pranueshme reciproke mes dy vendeve.
Është shprehur zëdhënësi i Komisionerit
Negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë kanë nisur në prill të këtij viti për ndarjen e kufijve të detit dhe asnjëherë mes dy palëve nuk është diskutuar për kufijtë tokësorë.