Marrëveshje historike për klimën: Kush ndot më shumë, paguan! OKB vendos vijat e kuqe

Konferenca e OKB-së për klimën u mbyll mëngjesin e kësaj të diele me një hap historik drejt "drejtësisë klimatike". Vendet anëtare nënshkruan një marrëveshje për krijimin e një fondi për të kompensuar pasojat dramatike të ngjarjeve ekstreme në vendet më të cenueshme të botës.

Në takimin e gjatë nuk ka pasur asnjë përparim që nga mbledhja e vitit të kaluar në Glasgoë për zbutjen e emetikeme të karbonit, që do të sillnin një përmirësim të situatës. Një mesazh kritik ishte ai i sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres në fjalën përmbyllëse të konferencës.

“Ne duhet të reduktojmë në mënyrë drastike emetimet tani, dhe kjo është një çështje që ky takim nuk e ka trajtuar. Një fond "humbje dhe dëmi" është thelbësor, por nuk është një përgjigje ndaj krizës klimatike që fshin një ishull të vogël nga harta, ose e kthen një vend të tërë afrikan në një shkretëtirë. Bota ka ende nevojë për një hap gjigant në ambicien e klimës. Vija e kuqe që nuk duhet të kalojmë është ajo që e çon planetin tonë përtej kufirit të temperaturës 1.5 gradë”, tha Antonio Guterres.

Në bazë të marrëveshjes, parimi që do të ndiqet është set kushdo që ndot më shumë duhet të ndihmojë këdo që paguan për efektet më shkatërruese të ndryshimeve klimatike. Shtetet e Bashkuara fillimisht ishin kundër nga frika se mos u kalonte barra më e madhe e përgjegjësisë. Marrëveshja për fondin e Humbjeve dhe Dëmtimeve, pas ditësh negociatash rraskapitëse, u arrit me një formulë kompromisi që kënaq si Kinën ashtu edhe G77, grupin që bashkon 134 vende në zhvillim dhe frontin perëndimor të udhëhequr nga SHBA, BE dhe Britania e Madhe.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë