Kuvendi ratifikoi të enjten me 73 vota marrëveshjen e propozuar nga Bashkimi Evropian dhe që i shërben zhvillimit të kërkimit shkencor në Shqipëri. "Horizon 2020 - programi për kërkim dhe inovacion" i përket fazës së tetë të programeve kuadër për kërkim dhe zhvillim teknologjik, të cilat financohen nga BE dhe që synojnë nxitjen dhe mbështetjen e kërkimit shkencor në gjithë hapësirën evropiane të kërkimit.
Ratifikimi i kësaj marrëveshje do t'i shërbejë pjesëmarrjes në projekte kërkimore inovative të komunitetit shkencor, të komunitetit të biznesit dhe partnerëve të tjerë aktivë të vendit, në një bashkëpunim sa më të frytshëm e dobiprurës me vendet e zhvilluara evropiane, ekspertiza e të cilëve do të ndihmojë në ngritjen cilësore të veprimtarisë kërkimore shkencore.
"Horizon 2020?, i përceptuar si një mekanizëm i rëndësishëm që ndikon ndjeshëm në rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës ka mbështetjen politike të udhëheqësve evropianë dhe anëtarëve të Parlamentit Evropian. Kërkimi shkencor është një investim prioritar, i vendosur në themel të kuadrit të BE-së për rritje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.
Kombinimi i kërkimit dhe novacionit dhe përmes "Horizon 2020? i shërben përballimit me dinjitet të sfidave të shoqërisë. Tri fushat kryesore të këtij programi: "Shkencë ekselente"; "Udhëheqje në teknologji industriale" dhe "Sfida shoqërore" përbëjnë një trinom të rëndësishëm në rrugën e zhvillimit të vendit tonë si vend kandidat i BE-së, dhe që bën përpjekje maksimale për një anëtarësim sa më të shpejtë e të plotë të tij.
ATSH
/Shqiptarja.com