Në aktivitetin e organizuar për firmosjen e marrëveshjes me agjencine britanike për cilësinë e procesit të akreditimeve, kryeminsitri Rama foli në një analizë të gjatë për cilësinë e arsimit të trashëguar në vend dhe gjendjen aktuale të tij. Rama e ka quajtur historik bashkëpunimin me agjencitë britanike për akreditimet.
Në fjalën e tij të hapjes ai theksoi se me reformën e qeverisë zhduket kthimi i arsimit në biznes madje iu referua shifrave për të shpjeguar gjendjen në të cilën ishte arsimi i lartë në Shqipëri.
"Faktikisht, dy vjet e pak muaj më parë, ne kishim numrin më të madh të universiteteve për frymë në Europë. Kishim 8 herë më shumë universitete se Britania e madhe, plot 20 universitete për 1 milionë banorë. Një sistem që dha 32 mijë diploma nga pjesa private, gjysmën e të cilave, 16 mijë, nga një universitet i vetëm dhe u mori prindërve shqiptarë 148 milionë euro, duke arritur të japë rreth 900 diploma për të huaj, pavarësisht se nuk kishte asnjë leksion në gjuhë të huaj. Natyrisht që do të ishim të kënaqur, nëse këta 900 e kusur të huaj do të ishin lëvrues të gjuhës shqipe, por kjo është shumë e vështirë për t’u besuar.
Ne kemi thyer dhe një rekord tjetër si shtet, kemi arritur të hartojmë 7 strategji kombëtare për arsimin në 20 vjet dhe kemi arritur madje të kemi 2 strategji kombëtare për arsimin brenda një mandati qeverisës të së njëjtës parti. Kjo vetëm sepse në një mandat, partia pati dy ministra të ndryshëm. Sigurisht që nuk mund të presësh nga e gjithë kjo anarki, as cilësi dhe aq më pak, një proces akreditimi të besueshëm, sepse për hir të së vërtetës ka qenë një proces akreditimi që faktikisht ka rezultuar po aq farsë, sa i gjithë procesi i liberalizimit, me demek, të Arsimit të Lartë, duke na vënë në kushtet që duhet të mbyllnim përfundimisht 18 institucione private të Arsimit të Lartë, një institucion publik, 16 filiale dhe po ashtu të pezullonim veprimtarinë e 12 institucioneve të tjera, për t’i vendosur në binarët e ligjit, duke pritur plotësimin e kushteve të caktuara nga ligji dhe aktet nënligjore për një periudhe deri në 2 vjet.."-tha Rama
Rama iu referua një dhënieje të ish-kryeministri britanik, Gordon Broën për nevojën e një arsimi cilësor në Shqipëri.
“Arsimi është politika më e mirë eknomike do të deklaronte Gordon Broën dhe ne e kemi konsideruar reformën si domosdoshmëri të cilës për vite të tëra, qeveritë në të shkuarën i ishin shmangur në mënyrë fatale për gjeneratën e re”, tha Rama.
Nga ana e tij, ambasadori britanik zgjodhi gjuhën shqipë për të përcjellë mesazhin e tij. “Unë jam i lumtur që është zgjedhur agjencia që bën vlerësimet edhe në vendin tonë dhe shpreh mbështetjen e vazhdueshme timen si ambasador dhe atë të Këshillit Britanik në Tiranë”, tha ai.
Akreditimi i institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë do të jetë në dorë të njërës prej agjencive më prestigjoze në këtë fushë. Bëhet fjalë për Agjencinë Britanike të Sigurimit të Cilësisë në Arsim, e njëjta që bën akreditimin institucioneve të arsimit të lartë edhe në Mbretërinë e Bashkuara.
Qeveria shqiptare nënshkroi kështu kontratën me këtë agjenci, ku meorën pjesë përfaqësues të agjencisë, kryeministri Rama, ministrja e Arsimit, Nikolla, si dhe ambasadori britanik në Tiranë, Nicholas Cannon.
Fjala e kryeminsitrit Rama gjate nenshkrimit të marrëveshjes me Britaninë për akreditimet
/Shqiptarja.com