Marrëveshje me CEZ, Leskaj: U
dëmtua shteti, u favorizuan çekët

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Bujar Leskaj, gjatë prezantimit të hënën në Komisionin parlamentar të Ekonomisë të raportit “Për zbatimin e Buxhetit të Shtetit të vitit 2014”, deklaroi se marrëveshja e mirëkuptimit për zgjidhjen e kontratës me CEZ e ka dëmtuar shtetin shqiptar në vlerën e 479 milionë eurove.
 
Nga kjo marrëveshje, tha kreu i KLSH-së, është dëmtuar shteti shqiptar, ndërsa është favorizuar kompania çeke. Leskaj tha se ka përfunduar auditimi për procedurat, ndërsa nuk ka një dokument financiar që të dëshmojë se nga kjo marrëveshje janë mbrojtur interesat e vendit.
 
Ai u shpreh për auditimin e kësaj çështje nga një grup i pavarur ekspertësh, të cilët do të vlerësonin dëmin e pretenduar nga Kontrolli i Shtetit.

Leskaj u shpreh se, për zbatimin e buxhetit 2014, janë audituar 129 institucione shtetërore dhe ndërmarrje me pronësi shtetërore si dhe është audituar performanca e 38 institucioneve shtetërore. Si rezultat i këtyre auditimeve, kemi konstatuar një dëm ekonomik në shumën prej 108,8 miliardë lek ose 777 milionë euro, ndërsa të dhënat për detyrimet debitore në fund të vitit 2014 arrijnë në vlerën 110,6 miliardë lek ose 790 milionë euro.  /Marrë nga ATSH/

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq