TIRANE- Aleksandër Biberaj, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka deklaruar në studion e emisionit 45 Minuta me gazetarin Denis Minga se e vetmja mënyrë për të zgjidhur krizën politike në Shqipëri janë zgjedhjet e parakohshme. Ai tha se partitë politike në Shqipëri nuk mund të varin vendimmarrjen e tyre tek ndërkombëtarët, pasi kjo sipas tij nuk mund të zgjidhë problemet dhe krizën politike, ndonëse krydemokrati Lulzim Basha është shprehur se tryeza për 'Zgjedhoren' erdhi pikërisht pas ndërhyrjes së tyre.
"Faktori ndërkombëtar nuk është as bibla, as Kurani. Problemet tona i zgjidhim vetë. Duhet të kemi qytetari të zgjidhim vetë problemet tona. Të gjithë ambasadorët që vijnë ikin mbarojnë punët e tyre, por problemet tona duhet t'i zgjidhim vetë. Nuk mund të dominojë faktori ndërkombëtar. Reforma Zgjedhore është e para, në mënyrë që ne të shkojmë në zgjedhje. Unë mendoj se kriza zgjidhet nëpërmjet zgjedhjeve", u shpreh Biberaj.
Biberaj tha se deputetët që kanë pranuar mandatin nuk mund të jenë më pjesë e Partisë Demokratike, pasi kanë zgjedhur rrugën e tyre një vit më parë, kur vendosën të qëndrojnë në Kuvend.
"Mendoj se deputetët që pranuan mandatin nuk mund të jenë më pjesë e PD. Ata kanë bërë një ndarje në momentin kur vendosën të marrin mandatin. Ne me socialistët nuk jemi armiq, jemi shqiptarë. Ne kemi një marrëdhënie shumë të mira me ndërkombëtarët. Nuk ka asnjë ndërkombëtar që të thotë se ke bërë mirë se nuk ke marrë pjesë në zgjedhje apo se ke djegur mandatet. Por unë nuk mendoj se nuk kemi marrë vendimet e duhura. Faktori ndërkombëtar është me qytetarët, nuk favorizon asnjë parti", deklaroi Biberaj.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.7%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 3796
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuzat se drejtohen nga PS, flet Kulluri i 'Djathtas 1912': Nuk komentoj marrëzitë e Berishës! Nxori edhe presidentin e SHBA të shitur te Rama
14 Janar, 17:57
-
Topalli për Report Tv “rezerva” me PD: Për diasporën jemi vonë! Duhet të jesh SpaceX i Elon Musk që ta bësh vetëm
14 Janar, 15:21
-
Dosja ‘Xibraka’, Bardhi i kërkon informacione Dumanit: Mbyllja e dosjeve pa transparencë tregon se drejtësia ruan të paprekur personat me pushtet politik!
14 Janar, 15:06
-
Qytetarët pa energji e të bllokuar nga bora, PD: Moti nxjerr gënjeshtrat e Belinda Ballukut! Tenderët për infrastrukturën u shkojnë miqve të pushtetit
14 Janar, 13:45
-
Zonat e mbrojtura/ Zhupa: Kushtetuesja kaloi në seancë kërkesën e PD, ligj që i shërben interesit të Ramës e miqve të tij
14 Janar, 13:33
-
'PD është bërë një parti shpifësish!', Çupi: E kanë kthyer në mision, por shpifja duhet ndëshkuar
13 Janar, 19:58
-
Namir Lapardhaja: Rasti Zhukri dhe pse Berisha sokëllin për 1 nga 9 gjyqtarët e Kushtetueses
13 Janar, 13:21
-
Alibeaj i përgjigjet Berishës: Hakmarrje pse votova për heqjen e imunitetit të tij te Mandatet! Të merret me hallet që ka me Drejtësinë, po mban peng PD
13 Janar, 13:18
-
Berisha: Jemi pro ndryshimit të Kodit vetëm për votën e Diasporës! Sulmon gjyqtaren Xhaferrllari: Të largohet, ka shkelur ligjin
13 Janar, 12:58
-
'T’ka ik hunda shtrembër, mos fol për drogë...!', Rama i përgjigjet komentuesit: Ma thyen njerëzit e katran Berishës se i kërkova dorëheqjen! (VIDEO)
12 Janar, 17:00
-
Berisha në 34 vjetorin e krijimit të PD-së në Lezhë, sfidon Ramën: Sa rri e flet me veten në makinë, hadje dalim në debat publik
12 Janar, 14:53
-
Basir Çollaku: Zgjedhjet në degën 2 Tiranë, për Kokë të Statutit dhe "koka" të tjera
12 Janar, 12:48
Pa prejashtim,,sidomos Politikanet e. OD ,, dhe ata te Partive te tjera .. Pervec kjo e PS sikur ben ,,ose mund te themi qe po ben dicka per Popullin.. Gjithsesi Populli gjithmone do vuaj,,,vetem ata qe ja dalin vete veshtersive te Jetes me veshtersi...
PërgjigjuA e dalloni nga koka qe ky eshte DERR MALOKU.....
PërgjigjuDikur u tregove burrë...guxove e the të vërtetën në Europë,atehere kur Jozi te perzuri me force nga delegacioni dhe nga Pd ja. E kuptove se s'kishte vend per ty aty. Kandidove diku tjeter e me pas u zhduke nga qarkullimi. Tek endeshe rrugeve kuptove perseri se nuk mund te beheshe kurre me deputet pasi u ndave nga tufa. U riktheve perseri ne tufe. Tashme ne tufe mungon Jozi... Tani po mund te hysh ne liste. Do kryesosh listen e Pd se ne Tropoje me 2021. Gjithmone nese te pranojne...
PërgjigjuMe kujtohet kur Biberaj u be pjese e FRD dhe shante PD. Per nje vend pune mund te marre persiper edhe me shume se kaq.
PërgjigjuEdhe 100 here te behen zgjedhje Partia Debiliane(PD)nuk fiton,niveli i tyre eshte shume i ulet mbizoteron injoranca e fodulleku.A per toje derrash jane NAMBER 1.
Përgjigju