Komisionieri i Zgjerimit: Mirëpres paktin për reformën zgjedhore! Basha: Opozita ka dy objektiva, jo zgjedhje me Ramën

TIRANE- Komisioneri i ri për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Olivér Várhelyi pas takimit me përfaqësuesit e opozitës jo parlamentare në Shqipëri shprehet se mirëpret marrëveshjen për reformën zgjedhore që u arrit dy ditë më parë mes palëve. "Diskutime konstruktive me përfaqësuesit e opozitës ekstra parlamentare sot në Shqipëri. Unë mirëpres marrëveshjen për reformën zgjedhore" shkruan ai në faqen e tij zyrtare në Twitter.

Ndërsa kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha për mediat se i shprehu dy objektivat e opozitës, që janë zgjedhjet e parakohshme me reformën e re zgjedhore dhe mbështetja e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. "Së pari, dua të përshëndes dhe të mirëpres ardhjen e një komisioneri si Varhelyi në portofolin shumë të rëndësishëm të Zgjerimit, që ka të bëjë me anëtarësimet e vendeve të reja. Më prezantoi me strategjinë që do të paraqesë ai dhe presidentja e re e Komisionit, Von der Layen, strategji të cilën unë dhe opozita e bashkuar e mbështesim plotësisht. 

Nga ana jonë prezantuam dhe gjetëm dakordësi të plotë se zgjidhja e krizës së rëndë politike në Shqipëri, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të paraprira  nga një reformë zgjedhore dhe zbatimi i asaj reforme sipas kushteve të Bundestagut dhe hapja e negociatave të anëtarësimit, janë dy objektiva madhore në harmoni dhe në përputhje të plotë me njëri - tjetrin. 

Në këtë kuadër mirëprita ndihmën e Bashkimit Europian që mundësoi dialogun politik për reformën zgjedhore jashtë parlamentit ilegjitim të dalë nga krimi i organizuar, si hap i parë për të çuar drejt rivendosjes së demokracisë reale në Shqipëri, ku qytetarët dhe jo kriminelët të zgjedhin pushtetarët që nga parlamenti, qeveria, kryebashkiakët, e kështu me radhë.

Pa ndodhur kjo, pa kthyer legjitimitetin e institucioneve kryesore në vend asgjë nuk do të bëjë përpara- nuk do të ketë as zhvillim, as punësim, as ekonomi dhe as ndalje të emigracionit që po shpopullon Shqipërinë me ritme të frikshme" tha ai.

I pyetur nëse është gati që të shkojë në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, lideri demokrat deklaroi i prerë se "Kjo do të thotë atë që kemi thënë prej fillimit. Opozita e Bashkuar beson se jo vetëm rregullat e shkruara, por zbatimi i këtyre rregullave ka rëndësi. Edi Rama ka djegur çdo mundësi që të jetë njeri i besueshëm për të zbatuar një reformë zgjedhore apo për të mbikqyrur një proces të lirë zgjedhor. Qendrimi ynë është i pandryshueshëm. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme".

Referuar tryezës së reformës zgjedhore, Basha tha se ndërkombëtarët nuk detyruan opozitën, por shumicën që të ulej në dialog. "Detyroi maxhorancën të pranojë ta nxjerrë procesin nga parlamenti ilegjitim i damianëve, imerëve, avdylajve dhe të pranojë që reforma të kalojë vetëm me konsensusin e opozitës së bashkuar dhe jo me rrotaxhilet e krimit dhe paterciat e tyre në pseudoparlament. Kjo është e para. E dyta, se pse Edi Rama vendos ta ndjekë këtë proces me dikë që duhet të ishte në burg për shitblerje votash është një pyetje për Edi Ramën jo për Lulzim Bashën. Drejtojani këtë pyetje Edi Ramës, po patët shansin, se, zakonisht, ai ka vetëm kamerat e ERTV-së me vete" përfundoi ai.

Takimi me  Oliver Varhelyi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 16/01/2020 22:57

    Nuk e keq Lulash .Jo zgjedhje me Ramen por mire do te besh me ket temin

    Përgjigju
  • Erik: 16/01/2020 17:10

    Po ik o palafik se na hape barkun. Vajte nga vajte, i re murit me koke, i nxorre syte Shqiperise me molotove e me Babale, dhe me ne fund me bisht ne shale u ule si qen i rrahur me Ramen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)