Ndeshja mes Francës dhe Danimarkës është e para në këtë botëror që mbyllet me barazim pa asnjë gol.
Menjëherë pas ndeshjes në rrjetet sociale kanë vijuar komentet se rezultati ishte i paracaktuar.
Lojtari i Francës, Antoine Griezmann ka treguar para mediave se dhe ai mendon se ndeshja nuk ishte e bukur për t’u parë.
“Kam mësuar të luajë në këtë mënyrë me klubin tim. Është e vërtetë që kjo lojë nuk është e mirë për t’u parë. Më vjen keq për njerëzit.
Në pjesën e dytë, Danimarka donte të siguronte barazimin. Ne nuk donim të lodheshim dhe të shkonim t’u bënim presion. Të dy ekipet ishin të kualifikuara, asgjë tjetër nuk mund të bëhej”-ka thënë Griezman.