Marrëveshje për fëmijët e rrugës 
Klosi:T'i ndihmojmë të rehabilitohen

Marrëveshje për fëmijët e rrugës <br />Klosi:T'i ndihmojmë të rehabilitohen
TIRANE - Më shumë vëmendje për fëmijët në situatë rruge duke krijuar më shumë qendra rehabilitimi, duke i integruar në shkolla e duke i mbrojtur ata.

Ka qenë kjo kryefjala e takimit e më pas firmosjes së marrëveshjes mes tre ministrive të vendit, Ministrisë së Mirëqënies Sociale, Ministrisë së Arsimit dhe ministrisë së Brendshme.
 
Ministri i Mirëqënies Sociale theksoi edhe njëherë rëndësinë për të mbrojtur fëmijët dhe po ashtu kërkoi mbështetje për zgjidhjen e problemit të fëmijëve në situatë rruge.
 
Zv/ ministrja e arsimit Nora Malaj tha se shkolla do të jetë gjithmonë e hapur për të mirëpritur e për të ndihmuar fëmijët në situatë rruge.
 
Ndërkohë zv/ministri i brendshëm Ilirjan Mustafaraj garantoi bashkëpunimin e ministrisë së Brendshme për të ndihmuar fëmijët në situatë rruge.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë