Pas më shumë se një vit bisedimesh, SHBA dhe Kuba arritën një marrëveshje për lirimin e amerikanit Alan Gross pasi kreu 5 vite burg.
65-vjeçari Gross u akuzua se ndihmonte njerëzit të komunikonin në internet, çka konsiderohet e paligjshme në ishullin komunist. Lirimi i sotëm i Gros, për të cilin thuhet se është në gjendje të keqe fizike, përfaqëson një hap drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kubën, e cila është vetëm 90 milje larg SHBA-së.
Në këmbim të Gross, Amerika ka rënë dakord të lirojë 3 agjentë kubanë të dënuar për spiunazh. Gross u dënua fillimisht me 15 vite burg për kryerjen e ‘akteve kundër integritetit shtetëror’.
Puna e tij në ndihmesën e komuniteteve lokale duke iu ofruar qasje në internet përfshinin dërgimin e pajisjeve satelitore që janë të paligjshme në Kubë. Veprimet e tij shihen nga autoritetet kubane si një përpjekje e fshehtë për të përmbysur regjimin.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com