“Sot ka qenë konkluzioni i gjithë këtyre takimeve që kanë bërë ministrat në Prishtinë apo në Tiranë, të paktën në dy muajt e fundit. Unë mendoj se u arrit një produkt i mirë. Janë disa gjëra që janë të prekshme. Kjo marrëveshje nuk është hapi i parë, vjen si rrjedhojë e një vazhdimësie”, tha ambasadori i Shqipërisë në Kosovë.
I pyetur për rolin e tij në këto marrëveshje, Minxhozi tha për Shqiptarja.com se është i përbashkët, në ndihmë të njëri tjetrit. “Roli është i përbashkët secili domethënë jemi komplementar me njëri tjetrin, diplomacia ekonomike, diplomacia kulturore e të tjera me radhë janë në funksion të gjithë këtyre që bëhen. E rëndësishme është që komunikimi është i vazhdueshëm, është intensiv edhe vëllazëror në kuptimin e saj”, tha ambasadori Minxhozi.
-Z. ambasador si e shihni mbledhjen e dy qeverive dhe finalizimin e saj me nënshkrimin e 12 marrëveshjeve?
Sot ka qenë konkluzioni i gjithë këtyre takimeve që kanë bërë ministrat në Prishtinë apo në Tiranë, të paktën në dy muajt e fundit. Unë mendoj se u arrit një produkt i mirë. Janë disa gjëra që janë të prekshme. Kjo marrëveshje nuk është hapi i parë, vjen si rrjedhojë e një vazhdimësie.. Janë disa marrëveshje për kulturën, gjuhën por edhe për ekonominë, për pensionet që është në interes të madh për qytetarët, apo për infrastrukturës që e tha dhe ministrja e mjedisit
-Po roli juaj si ambasador në këto marrëveshje është zbutur paksa apo...
(Qesh) Jo, roli është i përbashkët secili domethënë jemi komplementar me njëri tjetrin, diplomacia ekonomike, diplomacia kulturore e të tjera me radhë janë në funksion të gjithë këtyre që bëhen. E rëndësishme është që komunikimi është i vazhdueshëm, është intensiv edhe vëllazëror në kuptimin e saj. Natyrisht, njerëzit mund të presin më tepër dhe do bëjmë...
-A është dëgjuar zëri juaj mbi këtë marrëveshje?
Patjetër, patjetër.
d.c./shqiptarja.com








