Marrja e Krimesë, analistët: Putin
po hakmerret me SHBA për Kosovën
Analistë dhe studiues amerikanë mbajtën një debat lidhur me gjendjen në Evropën lindore, Azinë qendrore dhe në Kaukaz, në qendrën për studime të avancuara ndërkombëtare John Hopkins në Washington, ku ndër temat e diskutuara ishte edhe ‘karta e presidentit rus Vlladimir Putin mbi precedentin e Kosovës, krahasimi i së cilës me Ukrainën lindore dhe Krimenë u tha se ishte ‘një analogji e pasaktë dhe e çuditshme.’
Analistë dhe studiues amerikanë mbajtën një debat lidhur me gjendjen në Evropën lindore, Azinë qendrore dhe në Kaukaz, në qendrën për studime të avancuara ndërkombëtare John Hopkins në Washington, ku ndër temat e diskutuara ishte edhe ‘karta e presidentit rus Vlladimir Putin mbi precedentin e Kosovës, krahasimi i së cilës me Ukrainën lindore dhe Krimenë u tha se ishte ‘një analogji e pasaktë dhe e çuditshme.’
Daniel Serwer, studiues në Qendrën për Marrëdhënie Transatlantike, tha se Putin ka pohuar vazhdimisht dhe me këmbëngulje që ajo që kanë bërë SHBA në Kosovë vendosë një precedent për atë që po bënë Rusia në Ukrainë.
“Nuk kam asnjë dyshim se atë që po bën Putin në Ukrainë është në një masë hakmarrje për atë që bënë SHBA në Kosovë, kundrejt kundërshtimeve ruse,” tha Serwer. Ai theksoi se pretendimi për një precedent është i bazuar në një analogji të çuditshme, të rrejshme dhe pa asnjë vlerë serioze.
“NATO ndërhyri kundër Serbisë për të mbrojtur shqiptarët e Kosovës nga një fushatë e orkestruar e spastrimit etnik, krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit. Rusia, më anën tjetër, ndërhyri haptazi në Krime, duke marrë territor me forcë ushtarake dhe duke e aneksuar.
SHBA kurrë nuk kërkoi të aneksonte territorin e Kosovës apo t’ia bashkangjesë atë në vendi tjetër, një gjë që tani ia ndalon edhe kushtetuta e imponuar ndërkombëtarisht. Ish ambasadori amerikan në NATO, Kurt Volker gjithashtu theksoi se përdorimi i Kosovës si precedent nga Rusia për të justifikuar aneksimin e Krimesë është një sajesë që nuk duhet marrë seriozisht.
Po në qendrën e studimeve të avancuara ndërkombëtare John Hopkins në Washington, më 4 shkurt do të mbahet një diskutim tjetër për Kosovën me ligjërues zëvendëskryeministrin dhe ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi i cili do të flasë me temën “Kosova nga një importues i sigurisë, në një faktor stabiliteti në Evropën Juglindore.”
Marrë nga RTKRedaksia Online
(Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.5%
-
Më keq
44.8%
-
Njësoj
17.6%
Vota total: 2534
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Po vjen sezoni i dytë i serialit 'The Squid Games'! Zbulohet edhe data e shfaqjes në platformën Netflix
3 Gusht, 22:49
-
Dritan Hila: Nesër nuk votohet për Ramën apo Berishën, por për Shqipërinë ose Greqinë
3 Gusht, 22:44
-
Paris 2024/ 100 vite pritje, Musetti i dhuron Italisë medalje në tenis gjatë Lojërave Olimpike
3 Gusht, 22:39
-
Kur është më mirë të bëni dush, në mëngjes apo në mbrëmje? Çfarë thonë studimet dhe efektet në shëndet
3 Gusht, 22:37
-
Arrestimi i serbëve të dyshuar për krime lufte në Kosovë, reagon Vuçiç: Provokim i qëllimshëm, do njoftoj BE-në
3 Gusht, 22:31
-
Paris 2024/ ‘Mbreti’ i ri i notit, Leon Marchand bën të harrohet Michael Phelps
3 Gusht, 22:29
-
Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin
3 Gusht, 22:08
-
Itali, kapen 11.5 kg kokainë në port, në pranga një shqiptar dhe një italian
3 Gusht, 22:00
-
VIDEO/ Skena komike në 'Paris 2024', çiklisti gjerman ndalon garën dhe futet në 'Pub' për të kryer nevojat personale
3 Gusht, 21:57
-
Trazira në Britaninë e Madhe, e djathta ekstreme sulmon Sunderlandin pas vrasjes së 3 vajzave! Starmer: Ekstremistët dhe huliganët do i mposhtim (Video)
3 Gusht, 21:45
-
Real Madrid, NASA kërkon metodat 'Galaktike' të Pintus për t’u kthyer në Hënë
3 Gusht, 21:33
-
Lufta në Ukrainë/ Nëndetësja ruse fundoset në Detin e Zi, ushtria ukrainase: U godit me sukses
3 Gusht, 21:18