Marrja peng e të riut Kozak Braçi pas sharjeve në Instagram, shpallet në kërkim vëllai i Fabian Dushkut, erdhi nga Greqia për t'u hakmarrë! Dëshmia e të riut: Më goditën me shpulla

Një video në rrjetin social 'Tik Tok' të të rinjve shqiptarë që u publikuan ditën e djeshme tregoi jo vetëm shkallën e degjenerimit, por edhe deri kryerjen e veprave penale, që pa droje e frikë nga ligji, i transmetojnë edhe live në rrjetet sociale.

Kozak Braçi u mor peng dhe u rrah pasi publikoi një video në Instagram duke ofenduar me një fjalor banal Fabio Dushkun, të dënuar përjetë në Greqi. Mësohet se për t'u hakmarrë për këto ofendime, vëllai i Fabio Dushkut, Daniel Dushku erdhi në Shqipëri nga Greqia, ku sëbashku me tre persona të tjerë, morën peng në makinë Braçin dhe e dhunuan. Të gjithë ngjarjen ata e transmetuan live në "Tik Tok", duke e detyruar të riun të thoshte edhe fjalë banale duke ofenduar veten.

Është zbardhur edhe dëshmia e Kozak Braçit, i cili ka thënë se të rinjtë i njihte vetëm nëpërmjet rrjeteve sociale dhe se gjithçka kishte nisur për shkak të ofendimeve në rrjetet sociale.

Ai ka thënë se përveç kërcënimeve të bëra në makinë, e kanë qëlluar disa herë me shpulla pasi e kanë nxjerr nga makina.

Pasi agresorët e kanë sulmuar dhe degjeneruar live, e kanë nxjerr nga mjeti në Paskuqan. Ai është gjetur nga policia në këtë zonë dhe është shoqëruar në komisariat dhe pas marrjes në pyetje është lënë i lirë.

Në lidhje me ngjarjen kanë qenë të përfshirë disa persona, por vetëm dy prej tyre janë identifikuar deri tani dhe janë shpallur në kërkim. Njëri prej vëllai i Fabio Dushkut, Daniel Dushku.

Daniel Dushku 

 

VIDEO e dhunimit Kozak Braci

J.SH./SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush Kushtetuta vetëm duhet ndryshuar apo duhet një e re?

Komento

Komente

  • Iris: 24/09/2021 23:35

    E dini qe po u kapen, keta mund t'ia hedhin paq ? Avokati mund te argumentoje,qe edhe pse ka elemente rrembimi e keqtrajtimi ne ngjarje,meqenese kjo video eshte postuar ne TIK-TOK dhe duke pare buzeqeshjen ne sec.te fundit te liderit te grupit,kemi te bejme vetem me nje shaka pak te tepruar.Nese do t'a kishin me te vertete nuk e postonin ne internet dhe me fytyra zbuluar.Dhe keshtu kane per t'ia hedhur.Gjithecka varet sa bindese do jene fjalet e viktimes,se nga shprehja e fytyres,syte e zmadhuar, duket i tmerruar.Te shohim cdo te ndodhe.

    Përgjigju
    • Shteti: 26/09/2021 19:29

      Aty merret parasysh deshmia e akuzuesit dhe jo e te pandehurve. Nese shikon qe ka telefonin kozak ateher ja hedhin paq por ne kesi rasti shum e veshtir. Thjesht degjo te sharat, shiko goditjet dhe aty kuptohet. Pengmarrja ne grup e shoqeruar me akte dhune shkon 3-7 vite burg. Dhe kjo duhej menduar se pari nga ata qe e rrembyen. Te besh 3 vite burg per nje gje te tille esht turp.

  • Pasha: 24/09/2021 17:13

    Nuk ben burri keshtu per nje te rrahur, je burre duro se e ke pak ,ato qe Jane ne burg skane familje sipas jush

    Përgjigju
  • Dukati: 24/09/2021 15:43

    Ky qe u rra shok i i ngusht i armnado arixhiut kilerit te vlores tani ku do mbyten keta qe e rrafen

    Përgjigju
    • vlonjati: 25/09/2021 09:41

      e sipas teje mandi ka shok te tlle...ose me mir me thene nje killer shkon e vret per nje tip te tille? shko e pij kafe se nuk qenke zgjuar mir sot o dukati

    • velca: 24/09/2021 20:02

      kujt armand saktesoe

  • Loti: 24/09/2021 14:23

    Pse duhet qe per keto gjera te shkruhen artikuj disa ditor ne nje gazete kaq te nderuar? Niveli i actoreve per nga menyra si kan vendos te jetojne, s vlen faqet e gazetes.

    Përgjigju
  • Shoku: 24/09/2021 12:42

    Tani e kane rradhen shoket e Kozakut ne Insta qe lehin me te,keta jane llumi i Shqiperise qe kane ngelur atje nje tufe parazitesh,morracaker pa pune pa nje te ardhme qe dalin ne rrjete sociale shajne e ofendojne njerezit marrin ne tel kompanite e taksive e tallen me shoferet qe mezi nxjerrin buken nje spurdhjak si ky pleshti Kozaku qe rri spate nga mengjesi ne darke.

    Përgjigju
  • Muchacho: 24/09/2021 12:17

    Ku je mor kozak gangsterri. E ku jeni ju kozaket e tjere qe kujtoni se garip bohesh tu pi nai cope tbardhe vet i peste ose tu shit nai kile bar. Fjala urte thote ca do mjellesh do korresh, dhe ja ca korri ky halabaku. Ne deklaraten e ktit thote qe ishin 20 veta, 5 makina, anej knej. Jo plak jo kane qene 4 vete dhe tek makine dhe ti je i cope cun kuçke qe i jep rendsi vetes. Ato mire ta kane bo se fillove tu mor superxhiro si ti ashtu ene ca ropqima si puna ati lushnjarit qe me 1 vit burg ene ca palester bo si me qene tan dajti. Ju jeni lepra jeni kurva jeni barbona jeni askusha mor ju shkerdhefsha ropt. Ju skeni shpija me fut koken ene knej na boni si tforte ene si pareli. Ju qe pini bar qe endrroni me vone gjoba, qe rrifni kalamoj rruges. Ju sjeni burra se burrat kane seder ju jeni thjesht ca pillropsha qe endrroni te jeni dikush

    Përgjigju
    • altin: 25/09/2021 09:50

      mos i quaj pidhrobsh keta por kurva...dhe ata bobat prandaj e kane rrahur me shpulla se esht kurve.te ishte burre i kishin hyre me grushta e shkelma

  • Hasta el fuego: 24/09/2021 09:50

    Ha mor kozak ku je mor trim edhe ju trimat e tjer si kozaku si ofendoni ngacmoni pas njaj tastjere a shef qa ju nodh ste fal kush kur i prek familjen o klysha pazari,ju lumshin durt ju e shum si ju qe i dalin zot familjes se per familjen burgu asht parajs.

    Përgjigju
  • Toni: 24/09/2021 09:36

    Komplet fytyr psikopatesh. Ne burg ta lene dhe ate halene andej

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Tronditëse/ Familja afgane shet vajzën për 500 dollarë: Jemi të uritur, duhet ta bënim