Degjenerimi i rinisë/ I riu shan në 'Instagram' Fabio Dushkun të dënuarin përjetë në Greqi, e rrëmbejnë shokët e tij në Tiranë! VIDEO kur e rrahin në makinë! Policia e gjen pas disa orësh

Këto video tregojnë degjenerimin e rinisë shqiptare dhe keqpërdorimin që i bëjnë rrjeteve sociale duke dhënë një shembull shumë të keq për moshatarët. Disa video banale në rrjete sociale kanë sjellë një sherr mes të rinjve në realitet.

Kozak Braçi i njohur si "mbreti" i "Instagramit" nga të rinjtë për shkak të shikueshmërisë së lartë që ka në videot me fjalë banale që bën, është rrëmbyer në makinë nga disa të rinj të cilët e godasin dhe e detyrojnë të kërkojë falje për fjalorin që ka përdorur. Pamjet e videos në fjalë janë gjithashtu skandaloze për shkak edhe të fjalorit që kanë përdorur "rrëmbyesit". Katër të rinjtë e kanë detyruar Kozakun të thotë fjalë banale ndaj vetes teksa u futën live ne TikTok dhe pasi e kanë arritur qëllimin mendohet se e kanë lënë të lirë. 

Të rinjë e shpallur në kërkim nga policia, që e kanë marrë peng për disa orë, dyshohet se janë shokët e Fabio Dushkut, i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi për vrasje dhe si i përfshirë në organizata terroriste. Shkak i pengmarrjes dyshohet se ka qenë pikërisht një video e Kozakut ku shafqet duke sharë Dushkun, pasi pretendonte se një gjë të tillë e kishte bërë dhe ai më parë.

Rrëmbimi i Kozakut ndodh dy javë pasi ai denoncoi në polici për një shpërthim me lëndë plasëse, që sipas tij, ishte vënë në pallatin ku ai banon në Tiranë, duke e cilësuar këtë si një kërcënim ndaj tij. Por, pas veprimeve hetimore rezultoi se nuk bëhej fjalë për shpërthim, por kishte qenë një kapsolle me lëndë piroteknike, e konfirmuar kjo edhe nga eksperti anti-eksploziv, dhe nuk kishte shkaktuar asnjë dëm material.

Ishin familjarët ata që denoncuan në policinë e Tiranës se  Kozaku është rrëmbyer. Pasi është vënë në kërkim të tij policia e ka gjetur të riun dhe e ka shoqëruar në komisariat për të dhënë deklarimin e tij në lidhje me ngjarjen. 4 të rinjtë që e morën peng në makinë për disa orë janë shpallur në kërkim.

Sqarimi i policisë:

Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media për rrembimin e shtetasit K. B, ju bëjmë me dije se: Sherbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e tij dhe po bëjnë shoqërimin e tij për në ambientet e Komisariatit, për të dhënë deklarimin e tij në lidhje me ngjarjen. Gjithashtu, është bërë identifikimi i autorëve të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tyre. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 4 po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • opopopo: 24/09/2021 08:00

    Llum krejt

    Përgjigju
  • Ariu: 24/09/2021 07:49

    Personi qe del aty nuk eshte garip pse ka dy tatu ne trup, nje zinxhir floriri ne qaf dhe del e shan me rob shpie neper live. Ky nuk eshte degjenerim i rinis por leksion per kete djalin dhe per ate pjese te rinis shqiptare qe ndjekin ate.

    Përgjigju
  • ZENUN HAJDAR REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 24/09/2021 06:58

    O Zot çfar rinie po ritet njerëz pa dinjitet pa moral e njerëz që marin vetëm frym. Kta lloi minj kanalesh nuk i hyn në pun as dreçit. E mor Enver ku je mor Burr çohu dhe një her e shkrdheu çfar ju mban shpia ktyre bastardëve kafsh me fytyr njeriu. Me respekt e me përulsi Profesor Doktor Rexhep Tyt Leka.

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 24/09/2021 04:54

    E “gangster” qkula hahahahahha

    Përgjigju
  • Ajet: 23/09/2021 22:24

    Nuk eshte degjeneruar rinia por eshte i degjeneruar shteti shqiptar. Keta Idiote qe jane kandidate potenciale per tu ngjitur ne shtylle, bejne keto krime demonstrative sepse: OPGJ e komisariateve do prishin provat, Prokuroria e Koruptuar do e kualifikoje si veperte lehte penale, jo si rrembim personi por si heqje e paligjshme e lirise qe eshte kubdravajtje penale qe denohet me gjobe ose 1 vit burg. Gjykatesi i koruptuar ne marreveshje me prokurorin nuk do beje ze dhe bastarde si keta ne video do lindin perdite. Eshte degjeneruar media elektronike dhe vizive duke dhene shembujt e ordinereve si Stresi, Noizy, perputhen, prostitutat qe i prezanton si modele, kengetare ose moderatore etj. Kjo eshte e verteta dhe jo ajo qe thoni ju degjenerini i rinise. Akuzoi dhe Denoi per rrembim personi sipas nenit 109 te Kodit Penal nga 10 deri 20 vjet heqje lirie dhe e shohim kurajen e ketyre bastardeve dhe bastardeve te tjere si keta. Media i bene jehone Alkket Rizait, Fabio Dushkut qe po e kaliojne jete si qen neper kafaze hekursi dhe ju prisni edukim dhe frike nga ligji per njerezit

    Përgjigju
    • ...: 24/09/2021 08:02

      Bravo. Koment 100% i sakte. Ne cdo vend tjeter shteti per 2 sekonda ketegorine e ketyre e sakaton.

    • Lexo: 24/09/2021 06:50

      o tlumte per kete komente, jam ne nje me dje me ty, dhe ashtu do ndodh asnje dite burg per kto robshat

  • Loku: 23/09/2021 21:50

    Ktij pillucit mire ja kane bo se i flet goja shume kti. Ti sje askush mor bablok, sje as trafikant, as killer, as boss askush sje. Rradhen tash po e ka ai ish dashnori Ana banos qe ja ka shkerdhy tan shqipnia dashnoren. Klejvol djali tash menohu mire kur del poshte e nalt me shkopa bejsbolli apo tu pa njerz shtremet se si dihet ores kur tdel ai hunleshi edhe tlegenos, kshtuqe mos u sillni si escobara neper rruge e neper instagrama se ju marrin me shpulla se ju skini as shoke as fuqi as leke. Si ky kozaki si ai klevjoli presin kur po i bjen ndokush nai lek nga anglia ose shesin nai qese bar edhe ju duket vetja narco. Njerzia po trafikojn kuintale edhe spo nihen, ju me 5000 lek nxhep boni si horra, ptuuu ju qifsha ropt. Bravo or Fabjo dushku

    Përgjigju
    • ahahha: 24/09/2021 13:46

      nuk e mora vesh ana bano esht motra e eni banos ??? dhe esht na lushja ???

    • @ahaha: 24/09/2021 11:19

      Or bablok osht prej lushnje kjo, eni osht motra vet.

    • ahaha: 24/09/2021 06:52

      o loku ahahha po ana bano kush esht nje fytyr me te motren eni bano na dursi ahhahahha???

  • Zilli Kirit: 23/09/2021 20:39

    Nese te pelqen vedi shum dhe hapesh bythsh shum vite shaj nja e shaj nje tjeter,kurr mos harro qe ekziston nja ma i fort se ti.Shkodra ka nje fjal te vjeter popullore kur don me te mallku te thojn-TE HYPT VETJA NE QEF(e aty ke marr fun me tana).

    Përgjigju
    • Loni: 23/09/2021 21:57

      Fabio Dushku urime lale Jan te rralle djemte si puna jote. Edhe me behet qejfi qe cfare thua e realizon. Me te vertete njeri me Seder. Edhe djemve I lumte Dora tek video me keto Leng groshe nga virtualiteti qe sdin ku jan.Respekte!

  • ...: 23/09/2021 20:30

    Me ka dhene nje ndjenje te tmerrshme neverie dhe trishtimi kjo video. Ku po shkojme?

    Përgjigju
  • Latif: 23/09/2021 20:24

    Skan faj fare kta, kruhu mor legen me ato qe jan jashte, lere tjetrin

    Përgjigju
  • Shoku: 23/09/2021 20:10

    E mor Kozak mistreci e shikon kur te ha mamrmita se kishe fillu to leh ham ham me te gjithe.

    Përgjigju
  • Arvi: 23/09/2021 19:56

    Hahahahahaha oo tqifsha ropt o horri o ti gangsterri shoku ati laperit nga lushnja hahahahaha, po ti qe del tu tho un boj ket un boj ate ho pra ku i ke ato shoket ate limi g, ket klevjo pillin me kapele. Ta boni bene ai Fabio ene ja ku e gjete veten si kurve e vogel nmakine. Kshuqe mos i bini nqafe njerzve kot mkot po mani venin tuj, mos boni si garipa kur nuk keni fyt, se horr nuk bohesh tu pa filma ene tu pi mall

    Përgjigju
  • T M TN: 23/09/2021 19:15

    Mirë ja bojn ktyne kalorsave të tastjerës

    Përgjigju
  • Erit: 23/09/2021 19:11

    Brez i degjeneruar me njerez te degjeneruar.

    Përgjigju
  • Shkodra: 23/09/2021 19:10

    Po keta nga dobraci tani do japin pergjigje si eshte puna

    Përgjigju
    • dobri: 24/09/2021 06:50

      po ai me dobrin mburej apo mburej kot

    • dobraci: 24/09/2021 00:49

      dobraci i ka dhan prgj e veta edhe i jep prap por smerren me kshtu instagramistash

    • Shoku: 23/09/2021 20:12

      Ata te Dobracit nuk dine ca vrime jane per vete e jo me te merren me kete penthym.

  • Diamanti blu: 23/09/2021 18:29

    Paranoja te thashe qe do te rrahin,

    Përgjigju
    • Diamndo: 23/09/2021 19:50

      O bish po tani si wuhen keta gangstera instagrami

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër