Në muajin Mars 2017 ndodhën në total 152 aksidente rrugore, me rritje prej 10,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Numri i të aksidentuarve është 213 persona nga 183 që ishte një vit më parë.
Të dhënat vijnë përmes INSTAT, sipas të cilit, në tremujorin e parë 2017, numri i të aksidentuarve është ulur 4,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Numri i personave të vdekur gjatë muajit Mars është 16. Krahasuar me mesataren e personave të vdekur gjatë vitit 2016, ky numër është ulur me 28,6 %.
Aksidentet rrugore, në 78,9 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.
Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç.
Në Mars 2017, numri të aksidentuarve (vdekur apo plagosur) për 100.000 banorë ishte afërsisht 7 persona. Krahasuar me mesataren e vitit 2016, ky numër u ul me 8,1 %.
/Shqiptarja.com

VIDEO