Marschall: Cilësia e administratës
në Shqipëri lë për të dëshirua

Marschall: Cilësia e administratës<br />në Shqipëri lë për të dëshirua
Pas publikimit të indeksit të korrupsionit për vitin 2011 nga Transparency International (TI), drejtori i rajonit të Evropës dhe Azisë Qendrore në TI, Miklosh Marschall ka komentuar në një intervistë për Deutsche Welle në shqip rezultatet e indeksit për rajonin juglindor, Shqipërinë dhe Kosovën.

Marschall thotë se pavarësisht disa reformave të rëndësishme që ka bërë Shqipëria, përmirësimet janë shumë të ngadalta.

“Duhet thënë se cilësia e administratës publike në Shqipëri le shumë për të dëshiruar. As sistemi juridik nuk i ka përmbushur pritshmëritë, po ashtu edhe ekonomia informale ka ende shkallë të lartë lulëzimi. Sektori pra jashtë juridiksionit, siç e quajmë ne, është tepër i fuqishëm në Shqipëri, pra qeveria ende nuk e ka vënë nën kontroll këtë sektor.”- thotë Marschall.

Lufta politike në Shqipëri është një tjetër arsye, sipas Marschall që ka ndikuar në përkeqësimin e treguesve të korrupsionit në Shqipëri.

“Do të isha i kujdesshëm me vëmendjen kushtuar ndryshimeve nga viti në vit në këtë renditje. Kjo rënie mund të ketë shumë arsye, jo vetëm sepse patjetër ka pasur korrupsion më të madh. Duhet thënë se Shqipëria ka bërë disa reforma të rëndësishme, por ka vuajtur shumë për shkak të luftës politike në vend. Kjo ka qenë pengesë e madhe në vend, vitin që shkoi. Tani situata politike është përmirësuar. Qeveria mund të fokusohet më shumë në vazhdimin e reformave. Por tek Shqipëria ashtu si shumë vende në rajon shohim se një shtysë shumë e madhe për reforma, është aspirata e integrimit në BE. Por përmirësimet janë shumë të ngadalta. Duhet thënë se cilësia e administratës publike në Shqipëri le shumë për të dëshiruar. As sistemi juridik nuk i ka përmbushur pritshmëritë, po ashtu edhe ekonomia informale ka ende shkallë të lartë lulëzimi. Sektori pra jashtë juridiksionit, siç e quajmë ne, është tepër i fuqishëm në Shqipëri, pra qeveria ende nuk e ka vënë nën kontroll këtë sektor” u shreh Marschall.

Sa për Kosovën, Marschall është shprehur se “nuk është çertifikatë e mirë për qeverinë. Por ajo që duhet veçuar është se Kosova është një shtet i ri, në fillimet e qenies si shtet, por pikërisht tani qeveria duhet të japë një dëshmi se di ta drejtojë vendin, prandaj korrupsioni është një çështje shumë më tepër serioze për një shtet të ri”.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

“Galaktikët” gati për sezonin e ri, Yamal-Mbappe gati për të marrë skenën

“Galaktikët” gati për sezonin e ri, Yamal-Mbappe gati për të marrë skenën