TIRANË,21 Gusht / ATSH N.Lena / - Vazhdon udhetimi në ditën e tretë të tij në  rrugen antike Egnatia,duke përshkuar vende dhe peizazhe  piktoreske që shoqërojnë këtë udhëtim eksplorues.
35 studentë dhe profesorë të Universitetit të Venecia, së bashku me një përfaqësi të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, ecin  çdo ditë në gjurmët e rrugës së vjetër duke ribërë dhe një histori të saj.
Ditën e djeshme,ekipi përshkoj itinerarin Memzotaj Broshke për të vazhduar sot me një tjetër vendkalim të Egnatias. Kjo, në kuadër të projektit për vitalizimin dhe krijimin e një produkti turistik bazuar në këtë rrugë, që dikur lidhte orientin me perëndimin.
/f.n/