
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar fotografitë nga Prishtina, ku mijëra qytetarë dolën për të marshuar për liderët e UÇK-së. Meta uron që krerët e UÇK të kthehen sa më shpejt .
“Sot dhe gjithmonë çdo shqiptar do të kërkojë Drejtësi dhe vetëm Drejtësi. UÇK-ja është e shenjtë, ashtu si liria. Përshëndes qytetarët e Kosovës që sot pa dallim partie kanë dalë në mbështetje të Drejtësisë. Shpresojmë që të na kthehen të lirë, sa më shpejt, luftëtarët e lirisë që po gjykohen në Hagë”, shkroi Meta.
Lajmi kryesor:
REAGIME/ Kosova protestë për krerët e UÇK-së, Rama: Marshim për drejtësi! Meta: Uroj të na kthehen të lirë! Veliaj: Jemi me Thaçin, përveç atij që i shiti naftë Millosheviçit











