Marshimit për drejtësi në Prishtinë për krerët e UÇK-së, u është bashkuar edhe politika shqiptare të cilët janë sensibilizuar dhe i kanë mbështetur nga rrjetet sociale. I pari që përshendeti revoltën e Kosovës për drejtësi teksa nesër do mbahet gjyqi në Hagë, ishte kryeministri Rama. Ai publikoi një foto në rrjete sociale ku mbështeti të gjithë qytetarët, shoqërinë civile dhe politikën teksa protestonte. Sheshi plot i Prishtinës u përshëndet edhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj i cili shprehu mbështetjen e unifikuar të Kosovës dhe Shqipërisë për ish Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin. Veliaj nuk ngurroi te përmendte edhe ata që e kaluara nuk mund t’i lejojë të mbështesnin, referuar Sali Berishës, i cili sipas tij i ka shitur naftë ish kreut të ish Jugosllavisë dhe agresorit të gjenocidit në Kosovë e rajon, Sllobodan Millosheviç.

Reagime pati edhe opozita. Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar fotografitë nga Prishtina, ku mijëra qytetarë dolën për të marshuar për liderët e UÇK-së. Meta uron që krerët e UÇK të kthehen sa më shpejt .

 “Si ka mundësi sot, në 2 Prill, gjithë Kosova është në shesh për luftën e UÇK-së, për të mbështetur ata që janë në Hagë, Hashim Thaçin, Rexhep Selimin dhe gjithë heronjtë e tjerë, dhe si ka mundësi që nuk ka asnjë fjalë nga ata që i shitën naftë Millosheviçit, ata që thonë ‘oh sa mirë me qenë shqiptar’”?! Është shumë kollaj të dalësh te Presidenca e të bësh këto flatrat patriotike, por pyetja është çfarë ke bërë me veprat e tua, se nëse i ke shitur naftë Millosheviçit dhe nëse vazhdon financohesh nga rusët dhe në qoftë se vazhdon e sponsorizon nga rusët të gjithë aktivitetin elektoral, ky është turp për demokratët. Ka zgjidhje? Unë them që ka zgjidhje. Të gjithë dmeokratët e Vorës duhet të votojnë Blerim Sherën që është çuni ynë, nuk është kukulla e askujt, është lindur e rritur këtu, familjen këtu, ka qenë mësues këtu, kontribuon këtu,” deklaroi Veliaj.

Në mbështetje të ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre që ndodhen në Hagë, në Prishtinë u zhvillua sot një marshim solidarizues nga qytetarët. Sheshi u mbush aq shumë sa në çdo media të Kosovës, thuhej se s’po i nxinte.

Protesta u organizua nga Platforma “Liria ka emër” dhe mori mbështetjen e partive politike, shoqërisë civile, bashkësisë fetare dhe shumë qytetarëve të ndërgjegjësuar. Teksa nesër pritet gjyqi në Hagë për krerët UÇK-së, mijëra protestues mbushën sheshet e vendit në përkrahje të tyre. Nesër do të mbahet edhe një protestë në Hagë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:11
Marshimi për komandantët e UÇK në Prishtinë, Meta: Shpresojmë të na kthehen të lirë sa më shpejt

1680439965_16804396043390695481978848562929074234979165040315772n.jpg

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar fotografitë nga Prishtina, ku mijëra qytetarë dolën për të marshuar për liderët e UÇK-së. Meta uron që krerët e UÇK të kthehen sa më shpejt .

“Sot dhe gjithmonë çdo shqiptar do të kërkojë Drejtësi dhe vetëm Drejtësi. UÇK-ja është e shenjtë, ashtu si liria. Përshëndes qytetarët e Kosovës që sot pa dallim partie kanë dalë në mbështetje të Drejtësisë. Shpresojmë që të na kthehen të lirë, sa më shpejt, luftëtarët e lirisë që po gjykohen në Hagë”, shkroi Meta.

Ora 14:47
Rama poston fotot: Me marshin për drejtësi

Kryeministri Edi Rama ka treguar se është në mbështetje të marshimit për drejtësi që po bëhet në Prishtinë, në mbështetje të 4-ish krerëve të UÇK që po përballen me drejtësinë në Hagë. Rama ka postuar një foto dhe shkruan “Me marshin për drejtësi”.