Marshon Skënderbeu, Lushnja
mund Teutën, Dorëhiqet Magani

Marshon Skënderbeu, Lushnja<br />mund Teutën, Dorëhiqet Magani<br>
Skënderbeu vijon marshimin drejt titullit kampion në Superligë. Korçarët nuk ndalen dhe mposhtin edhe Luftëtarin në shifrat 2-0 me nga një gol për secilën pjesën. Në minutën e 4-të shënon Sabien Lilaj me penallti ndërsa 10 minuta nga fundi Enis Gavazaj i futur në pjesën e dytë mbyll llogaritë. Skënderbeu kryeson i vetëm me 22 pikë pas 8 javësh.

Goli i Fatjon Sefës në minutën e 93-të i jep fitoren e parë në kampionat Lushnjes. Myzeqarët mposhtin me përmbysje 2-1 Teutën në “Roza Haxhiu” çka ka detyruar Gugash Maganin të japë dorëheqjen nga pankina e Teutës. Durrsakët kaluan të parët në avantazh me golin e Dedic ndërsa brenda pjesës së parë barazoi Marku. Në limitet e takimit Fatjon Sefa shënon golin e fitores dhe Lushnja e bën festë.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Ju kanë braktisur ambasadorët', debate në Studio Live/ Toska: Janë korruptuar nga Rama! Beqiri: Jeni në vete?! Doni të shkatërroni pasuritë e shqiptarëve me protestat

'Ju kanë braktisur ambasadorët', debate në Studio Live/ Toska: Janë korruptuar nga Rama! Beqiri: Jeni në vete?! Doni të shkatërroni pasuritë e shqiptarëve me protestat