“Jo BE me Ramën! Marta, ne nuk e duam Ramën!”
Me këto thirrje, protestuesja Arvina Lleshi priti komisioneren europiane për Zgjerim, Marta Kos, në dalje të Kuvendit, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.
Teksa komisionerja po shkonte drejt makinës, protestuesja iu drejtua në gjuhën angleze, duke shprehur kundërshtimin e saj ndaj anëtarësimit të Shqipërisë në BE nën qeverisjen e Edi Ramës.
“No EU with Rama! Marta, we don't want Rama, Marta!”, dëgjohet të thërrasë Lleshi.
Arvina Lleshi është studente dhe aktiviste e njohur për protestat dhe përballjet publike me politikanë e deputetë shqiptarë.
Incidenti vjen pas diskutimeve në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian, ku përfaqësuesit e opozitës kritikuan mbështetjen e Brukselit ndaj Ramës dhe ngritën shqetësime për gjendjen e demokracisë dhe të shtetit të së drejtës në Shqipëri.
-
Dolen dhe injorantet e shqiperise po pse per Ramen e fusin shqiperine ne BE, jo moj zonje por te forcuar BE se po shikohet se rusia e Serbia duan nje ballkan te rrenuar qevte perfituar por ju aq dini se keni hall se mer Rama meritat
Përgjigju -
Kysh po pjerdh se nuk do ti Ranan ! Kush je ti qe te pysin ty.Nuk e do dhe mos e voto
Përgjigju-
E do BE me Bishe Berishen, ose, shume shume, me A. Shehajn.
-








Komente
Komento